• |
ide | kryesore

Deputeti demokrat paralajmëron një ‘fund të tmerrshëm’ për Ramën

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se ka vetëm një fund për Edi Ramën, fundi që parashikon populli, që sipas tij është më i tmerrshmi.

Paloka foli për gazetarët para mbledhjes së byrosë së Kuvendit ku do të merret vendimi për deputetët që u përjashtuan sot nga seanca parlamentare pas përplasjeve.

“Këto ngjarje e venë opozitën përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme për vendin. Do të hyj në mbledhjen e byrosë, ku dihen vendimet. Do dënojë një bastard të pafytyrë si Bushati për të mbuluar pisllëqet që kanë bërë dhe nuk dënojnë kryeministrin që ka fyer një popull të tërë. E patë sot si rrinte në parlament, ishte gati të duronte gjithçka që mos lëshojë karrigen. Kush vihet kundër popullit të tij, fundi dihet.  Ka vetëm një fund për Ramën, do ta shihni shumë shpejt. Fundi që parashikon populli, është më i tmerrshmi,” – tha Paloka.



7 Comments

  1. Per ke popull e ka fjalen ky deficent qe parashikon fundin me te tmerrshem?
    Per kriminelet apo popullin e ndershem?
    Jetojme ne demokraci ku nuk egziston per kedo politikan qofte te djathte apo te majte nje fund me i tmerrshem per sa kohe ata jane zgjedhur nga populli dhe nuk kane kryer krime ndaj tij.
    Por ti mor thuthuq bashke me sakatin mendor qe ke ne krye akoma luftoni me armet e komunizmit te shekullit kaluar.
    Ai popull nuk do gjeje prehje deri sa te jete larguar edhe krimineli i fundit i rraces tuaj.

  2. Un propozoj nje shtes ne fjalorin e gjuhes shqipe. Fjales “popull” ti shtohet nje kuptim i dyte kur perdoret ne kontekstin politik. Fjala popull te ket edhe kuptimin e dyt “un ose ne” ne goje te politikaneve tane.

  3. Amin o zot kur do vije ajo dite. Ndersa per ty Beni legeni opozita ne gjithe boten keshtu eshte po ku di gje ti se cbehet pertej kasolles tate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *