• |
ide | kryesore

Deputeti milioner i PS-së nën hetim nga Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



U kallëzua nga shtetasja Irini Bua për tjetërsimin e pronës në bregdetin e jugut, prokuroria e krimeve të rënda nis hetimin ndaj deputetit socialist Alket Hyseni.  Burime nga Policia sqaruan për Report Tv se prej dy muaj janë duke u kryer verifikime në terren nga njësia e posaçme “Forca e Ligjit”, pas referimit te çështjes nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Të njëjta burime thanë se deri në këtë fazë deputeti nuk është marrë në pyetje por në përfundim të verifikimeve në terren do të vendoset nëse ai do të pyetet në lidhje me akuzën dhe hetimin e zhvilluar ndaj tij.

Vetë deputeti e ka mohuar këtë akuzë dhe është shprehur se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konfrom rregullave. Sipas kallëzimit të depozituar në prokurorinë e krimeve Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2. Hetimi po kryhet nga Task Forca për korrupsionin dhe krimet e zyrtarëve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

 



5 Comments

  1. E BUKUR KJO! DO SHKONTE TE RREGULLONTE HALLET E NJEREZEVE ME TASK FORCE, I RRUPATI PER VETE!
    SA ROB I URITUR PASKA QEN! SI SHEFI VET I GJATE¨!

  2. Ky jote hetohet spse hetimin e ka bere denoncimi, por te arrestohet. Te shohim a do ia kalojne pasurine e vjedhur si te fituar me djerse, se keshtu jane keta ,, nga hici, na u bene biznesmene me pasurite e popullit e vendit. A do kete drejtesi valle????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *