• |
ide | kryesore

Opozita bllokon foltoren e parlamentit, kërkon lirimin e protestuesve kuksianë

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i rrethuar nga deputetët e opozitës mbajti të bllokuar foltoren e parlamentit në shenjë proteste për protestuesit kuksianë që mbahen në burg.

Që në nisje të seancës opozita kishte vendosur të mos lejonte zhvillimin e një seance normale. Deputetët e opozitës u shfaqën me pankarta në duar ku shkruhej “Liro kuksianët” dhe “Arresto kriminelët”.

11 protestues kuksianë u lanë në burg nga gjykata sepse protestuan në Kalimash dhe shkatërruan pikën e pagesës së taksës 5 euro në Rrugën e Kombit.

Rama pranoi se bëri gabim që vendosi pikën e pagesës pa u këshilluar më parë me banorët, por protestuesit mbetën ende në burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *