• |
ide | kryesore

Raporti me shifra tronditëse/ 1 milion shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë

Lajme, Të fundit



Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.

“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”,- thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.

Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash.

“Edhe kur merren masa të tilla, si vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, duhet të mbahen parasysh efektet që ato kanë tek ky grup njerëzish”,- thotë Kastrot Sulka, ish zv. ministër i Çështjeve Sociale.

Sipas ekspertëve ulja e varfërisë kërkon një rritje më të shpejtë ekonomike. Por ata thonë se edhe qeveria duhet t’i përdorë më mirë paratë e buxhetit, veçanërisht në fshat.

“Nëqoftë se ne nuk do të investojmë në fasada dhe shatërvanë, por do të investojmë në fshat atëherë”,- vijon Sulka.

“Në vend të ndihmës ekonomike mund të jepen grante për bujqësinë ku fshatarëve tu falen lopë ose bagëti. ndërsa për familjet në qytet, vendet e lira të punës, janë mbi 40 mijë vende t’u jepen atyre në ndihmë ekonomike”,- thotë Barjaba./TCH/



3 Comments

  1. Grafiku qe keni paraqitur tregon renie te perqindjes se popullsise qe jeton ne kuoten e 5 $ ne dite vit mbas viti duke filluar nga 2014.
    Pra qeveria paska punuar mire per sa kohe kjo shifer vjen ne ulje te vazhdueshme.
    Tani a mund te me thoni ju po i beni reklame punes se qeverise apo keni vene nje titull per te gjithe analfabetet idiote te bastionit tuaj qe lexojne vetem titujt, menyre kjo tashme e njohur e gazetes tuaj te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *