• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kaos në kuvend për kuksianët e burgosur, kërkohet përjashtimi i Ramës

Kryesore



Opozita bllokoi me forcë parlamentin në solidaritet me 11 kuksianët që u lanë në burg për protestën në Kalimash, ku u kundërshtua taksa për Rrugën e Kombit dhe për fjalët që kryeministri Rama tha në parlament për popullin që nuk ngrihej në protesta.

Që në fillim të seancës, deputetët e opozitës nxorrën pankartat ku shkruhej “Liro kuksianët” dhe “Arresto kriminelët”. Më pas ata bllokuan foltoren, ndërsa Rama u shfaq indiferent i ulur në vendin e tij të zakonshëm, me zv.kryeministren Senida Mesi në të djathtën e tij dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në të majtë.

Pasi Lulzim Basha bllokoi foltoren, Flamur Noka dhe Klevis Balliu hodhën miell në drejtim të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Video më poshtë:

Seanca u ndërpre disa herë, pasi Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji që kishte hedhur një shishe në drejtim të kryeministrit Rama.

Pasi ishte goditur disa herë më miell dhe shishe, ministri Bushati ka reaguar duke lagur me ujë deputetët e opozitës dhe pas këtij momenti situata është acaruar sërish.

Në një lidhje direkte nga Facebook, ish kryeministri Sali Berisha denoncoi nxjerrjen e kamerave jashtë parlamentit, ndërsa përsëriste se “për sa kohë ata (protestuesit) janë në burg, këtu s’ka parlament”.

Seanca është prishur totalisht kur të gjithë deputetët janë tërhequr nga fjalimet e tyre dhe Gramoz Ruçi e ka pasur të pamundur të vazhdojë.

Taulant Balla foli për politikanë të korruptuar që solidarizohen me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar në dalje të kuvendit, ndërsa Edi Rama preferoi të dalë nga dera e pasme e parlamentit për t’u larguar.

Në komentin që bëri për gazetarët ish kryeministri Sali Berisha u shpreh: “Në emër të deputetëve të opozitës nxorën Edi ramin nga Kuvendi nga dera e pasme. Të gjithë kuksianet e dibranët e dinë çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme apo dera e nevojtores”.



10 Comments

  1. Sa turp i madh,loje femijesh ani loje me buken e gojes se fukarenjeve.Kodoshet e opozites mendojne se duke hedhur miell e gjesende vihet ne pushtet.Sa mjerane! I rruajne prapanicen Rames keta dhe aplauderet e dhunes.Rama behet perdite me i forte ne kete menyre.Dhuna tregon vetem mungese alternative dhe pafuqishmeri politike.A ka gje me te turpshm,e se kur nje tufe deputetesh gjasojne me nje bande vandalesh?

  2. Vetem koqet ka lene pa nxjerre aty…Duke pare c’behet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!………………………………………….

  3. Ky popull keshtu e meriton pasi ka harruar te kaluaren sketerre nga baballaret e ketyre qe drejojne sot nuk u hakmorr. I fali dhe tani mbajini ne shpine keta kelysh Te qelbur hienash te zgjebosuna.

  4. Rama nje idiot nuk e mendon se fundi ne ka katastrofik. Rri me shpresen he se do kaloje. Harroje kete here je me patkonj nga diell I debil.

  5. E ka agravuar vete situaten, me mendjemadhesine dhe arrogancen e tij. Beri te fortin, ne nje kohe qe eshte nje qaraman dhe frikacak. Ka ndertuer nje administrate qe drejtohet nga disa njerez medioker te babezitur, ka ngritur korrupsionin ne sistem, ka renduar ne ekstrem shtresat sociale ne nevoje, genjen ne menyre te paskrupullt, ka pasuruar nje grusht njerezish te zhytur ne per banka ne kredi, qe nepermjet tyre te pastroj leket e tij., mbolli gjithe vendin me kananis, ju dha lirine dhe mbeshtetjen njerezve eksponent te krimit, vazhdon mashtron me programin 1 mld euro etj etj. Kjo eshte e verteta, ky eshte realiteti. Une nuk kam me besim tek ky kryeminister dhe tek kjo qeveri.

    1. Ajde kare me zile ajde . Rama ka plot te meta.por opzita eshte antishqiptare edhe kryepasur me vjedhje ndaj shaiptareve fukarenj.ju qe mbroni edhe thoni se rilindja eshte nga familje komuniste .haroni kryekomunistin Sali. Keta jane e vetmja opozite qe votoj kunder shqiperise pervec zonjes Bregu keta jane aq armiq te betuuar sa donin per detin te shkonin ne trasburg. Prandaj flisni per ate qe duhet edhe jo me militantizem

      1. Meso te shkruash koqe!!! Pa per te lehur leh sa te duash ti! Ik lepi ndonje bole!! Edi Rama eshte i mbaruar!! Po eshte per te ardhur keq se Shqiperia s’behet me pederasta si puna jote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *