• |
ide | kryesore

Edi Rama tregon sharjet në parlament: Flamur Noka merrej me nënën time…

Lajme, Të fundit



Edi Rama tregoi në intervistën për TvKlan se si deputetët e opozitës shanë me gjuhë banale atë dhe ministrat e tjerë gjatë protestës së të enjtes në parlament.

Në një nga videot e shumta që u shpërndanë në rrjetet sociale, Edi Rama u filmua duke folur me tone kërcënuese drejt deputetëve të opozitës kur i thotë “Do ta shikojmë…”.

 

Rama tha se këtë shprehje ia drejtoi deputetit Flamur Noka, që sipas Ramës “po merrej me nënën e tij”. Rama tha se me fjalët “do ta shikojmë” nënkuptonte zgjedhjet e ardhshme lokale, ku ai dhe Partia Socialiste do të dilte fitues në zgjedhje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *