• |
ide | kryesore

Lajm i mirë për Skënderbeun, CAS ‘i rikthen’ klubit korçar titullin e sezonit 2015-2016 (Vendimi)

Sport
Skenderbeu-Kampion-2016-1.jpg



Titulli i fituar në sezonin 2015-2016 është i Skënderbeut. Korçarët kanë fituar çështjen e dërguar në CAS, me këta të fundit që i kanë dhënë të drejtë skuadrës bardhekuq.

Titulli i sezonit 2015-2016 u hoq nga komisioni i etikës pranë FSHF-së, ku sipas tyre, klubi i Skënderbeu e kishte fituar atë përmes disa shkeljeve. Kjo ndikoi dhe tek zyrat e larta të UEFA-s që i përjashtoi korçarët për një vit nga Kupat e Europës.

Një vendim që vjen vetëm pak ditë pas vendimit të UEFA-s, që e përjashtoi Skënderbeun për 10 vite nga kompeticionet evropiane dhe me 1 milionë euro gjobë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *