• |
ide | kryesore

Operacion i forcave speciale në Tiranë, arrestohet Gjergj Cukali

Lajme, Të fundit



Arrestohet nga forcat operacionale të policië së Tiranës, Gjergj Cukali, një nga emrat e njohur të policisë në Tiranë. Cukali u arrestua në mesnatë në afërsi të ish-Ekspozitës, pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Cukali duhej të qëndronte në shtëpi sipas një vendimi të gjykatës që kishte caktuar ndaj tij një masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg.

Pas thyerjes së masës së arrestit, Cukali rrezikon deri në 4 vite burg.

Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.

Më 20 gusht 2012, Cukali u arrestua sërish.

Arrestimi i tij është bërë pasi, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Ndërkohë në korrik të vitit 2016, policia arrestoi disa shpërndarës droge dhe konstatoi se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

 

 

 

Njoftimi i Policisë Tiranë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D V P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

Gjergji Cukali, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Me datë 12.04.2018 shtetasi Gj.Cukali i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vëndqëndrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuara nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim në shtetasit Gjergji Cukali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *