• |
ide | kryesore

Rama pritet të jetë nesër në Shkodër, demokratët përgatiten për ta pritur me protestë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e nesërme të jetë në Shkodër. Kjo ka bërë që demokratët të njoftojnë menjëherë organizimin e një proteste në këtë qytet kundër kryeministrit.

Njoftimi është shpërndarë për mediat nga dega e PD-së në Shkodër, e cila do të organizojë të shtunën një protestë kundër ardhjes së Kryeministrit në qytet. Në protestë do të kërkohet lirimi i 11 të burgosurve kuksianë, të cilët u dënuan nga gjykata për shkak të dhunës së ushtruar në protestën e disa ditëve më parë në tunelin e Kalimashit, aty ku u mbajt dhe tubimi i parë kundër taksës për Rrugën e Kombit.

Po shtu demokratët, do të protestojnë edhe për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. Ndërkohë Rama pritet që nesër të ketë një axhendë të ngjeshur me takime ku fillimisht do të inaugurohet një qendër multifunksionale e deri tek momenti kur në orët e drekës, kryeministri do të takojë bizneset e vogla për të folur mbi futjen e tyre në skemën e TVSH-së.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *