• |
ide | kryesore

Salianji-Ruçit: Ta ka dëshira t’i internosh deputetët e opozitës në kampin e Tepelenës!

Lajme, Të fundit



Për protestën e opozitës në parlament, u përjashtuan disa deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe Ervin Salianji. Në Byronë e Kuvendit, Salianji kundërshtoi vendimin për ta përjashtuar dhe ka provokuar Gramoz Ruçin, duke i kujtuar kohët e diktaturës, kampin e Tepelenës, shokët e byrosë etj.

DEBATI NË BYRONË E KUVENDIT

Ervin Salianji: Unë dua të di sot, për çfarë është kërkuar dënimi ndaj meje? Keni prova filmike ndaj meje, për të vërtetuar se unë kam bërë sjelljet që ju pretendoni dhe keni kërkuar dënimin tim?

Gramoz Ruçi: Z. Salianji, gjatë seancës së ditës së sotme, ju dhe një grup i deputetëve të opozitës keni prishur seancën plenare, keni goditur me sende të forta në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Ervin Salianji: Në të vërtetë unë po të pyes kot, sepse ky Parlament është ilegjitim dhe vendimet, që merr ti, janë tërësisht vendime formale. Ju shoku kryetar i Byrosë, besoj nuk ju shqetëson termi që po përdor, sepse jeni ulur në të njëjtin vend ku ka qenë Byroja Politike. Ndaj edhe si të Byrosë që jeni, juve jeni nostalgjikë për atë kohë. Meqenëse je edhe nga Tepelena me origjinë, ty dëshira ta ka të ndërtosh një kamp internimi në Tepelenë dhe t’i internosh atje deputetët e opozitës, të tjerët t’i dënosh për agjitacionpropagandë, dikë tjetër me burg. Kjo është dëshira jote dhe e shokut Edi Rama. Por kjo nuk është një çështje në dorën tuaj.

Gramoz Ruçi: Që ta dish ti, more djalë, meqë më përmende kampin e Tepelenës, ai kamp është ndërtuar në një kohë që unë nuk kisha lindur dhe nuk kam asnjë lidhje me të. Sa për emrin, Byro nuk e kam cilësuar unë këtë organ të Kuvendit, por kolegët paraardhës. Ndaj edhe duhet të kesh më shumë respekt për mua dhe kolegët këtu, se jemi deputetë nuk jemi anëtarë të Byrosë. Unë po të them se ti gjatë seancës prishe rendin dhe organizove deputetët e opozitës për të prishur seancën. Gjithashtu ke goditur Kryeministrin.

Ervin Salianji: Më the se kam goditur Kryeministrin? Dua të të kujtoj se unë dhe kolegët e mi kemi provuar gjithçka me këtë Kryeministër. Kemi sjellë projektligje, kemi ngritur argumente, kemi bërë protesta dhe Rama nuk dëgjon. Unë kisha dëgjuar se Ramën e sjell në vete mielli, por vetëm se kisha ngatërruar miell dhe nuk kisha marrë nga ai mielli që po shkatërron Shqipërinë. Por unë po ju them, se me këto sjellje që po bëni shqiptarët do t’iu marrin përpara.

Gramoz Ruçi: Ti je djalë i ri Ervin. Politika është e gjatë dhe duhet të edukohesh që të mos bësh të tilla veprime.

Ervin Salianji: Shoku Gramoz, më keni thyer notë në sjellje? Ç’janë këto që më thoni? Ç’janë këto fletërrufe edukuese?



4 Comments

  1. ””Në të vërtetë unë po të pyes kot, sepse ky Parlament është ilegjitim ‘””””

    Po kur eshte ilegjitim , pse shkon ne kete parlament ti ? pse e merr rrogen nga taxat tona ? Pse ben gam gam ?

    Keta nuk dine se cfare flasin ?

  2. Ervin Salianji eshte perfaqesuesi me tipik i kesaj opozite.I Pamoralshem sa ne sallen e Parlamentit shkemben mesazhe seksuale dhe ndytesira te perjetimeve seksuale me njer femer te martuar gjithashtu deputete te grupit te tij.Nje intrigant,genjeshtar dhe injorant i pakarakter qe nuk i permbahet asnje vlere morale as njerezore se lere te nje perfaqesuesi te popullit.Ky eshte Salianji dhe e tille eshte opozita e sotme shqiptare me disa perjashtime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *