• |
ide | kryesore

Tabela/ Sa TVSH do paguajë biznesi i vogël, shërbimet më të prekurat, fitimet përgjysmohen

Lajme, Të fundit



“Deklaratat publike të zyrtareve tatimore në këto ditë të debatit të nxehtë për çështjen e TVSH-se tek biznesi i vogël, kanë  vënë theksin se futja në skemën e TVSH-së të bizneseve të vogla nuk do ketë asnjë ndikim tek ata apo tek çmimi final për konsumatorin”, pohon Armand Mala, kontabilist.

Edhe terminologjia e përdorur (do ju rimbursohet TVSH-ja)  ka shkaktuar jo pak konfuzion tek ky grup i biznesit. Mala shton se bëhet fjalë për një tatim si TVSH, të thuash që nuk do paguhet asnjë qindarke taksë më shumë, përveçse nuk ke thënë një të vërtetë, ke zhbërë totalisht nocionin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi lind pyetja ku shkoi  Vlera e Shtuar, mos vallë këta tregtarë po shesin pa fitim?

“Nëse me rimbursim i referohen kreditimit të TVSH-së nga faturat e blerjeve, kjo është mëse e qartë nga vetë fjala TVSH. Por a mjafton ky kreditim për të thënë që nuk do paguhet asnjë takse? Absolutisht qe jo!”

Në rrjedhën e këtij debati, kontabilisti Mala jep një shembull konkret. Është shembulli i një servisi që operon në Tiranë. Për vitin 2017, ky subjekt ka realizuar shitje (shërbimin e servisit të ofruar) në vlerën 3,600,000 lekë. Gjate vitit 2017 nuk ishte i regjistruar në skemën e  TVSH-se, sipas legjislacionit ne fuqi, dhe pasqyra e Të ardhurave dhe shpenzimeve të tij, ka këtë paraqitje:

Pra, ky subjekt ka realizuar një qarkullim prej 3,600,000 lekësh dhe një fitim vjetor neto 969,000. Ky fitim i përkthyer në një pagë mujore është 80,750 leke/muaj (969,000/12).

Nëse ky subjekt, nuk do ndryshonte asgjë për sa u përket shitjeve dhe strukturës së kostove edhe ne vitin 2018, normalisht nuk do rrisë as çmimet pasi politikëberesit thonë që çmimet për konsumatorin final nuk do të ndryshojnë, atëherë, shpjegon Mala, pasqyra e tij do kishte paraqitjen si me poshtë:

Pra, ne rastin se i njëjti subjekt do ishte në skemën e TVSH-së, edhe pse ka realizuar të njëjtën xhiro prej 3,600,000 lekësh dhe ka ruajtur të njëjtat shpenzime, fitimi vjetor ra nga 969,000 leke ne 451,000 leke, që nëse sërish do e përkthejmë në një pagë mujore është vetëm 37,583 lekë/muaj. Në realitet, fitimi do jetë akoma më i ulët, pasi mbajta e kontabilitetit do e rëndoje me kosto ekstra këtë subjekt. Për informacion, diferenca 969,000-451,000, shkoi për të paguar TVSH-në ( 6000,000-46667-35333)=518,000.

“Trumbetimi se futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së bëhet vetëm për të formalizuar me tej biznesin e madh dhe jo se do rëndohet biznesi i vogël, është i pavërtetë”, thotë Mala. “Nëse vërtet synimi do ishte formalizimi i biznesit të madh, kjo bëhej  thjesht vetëm duke detyruar biznesin e vogël të deklarojë gjithë blerjet në sistemin tatimor për të lejuar sistemin të bëjë kryqëzimin e faturave por pa i ndryshuar përgjegjësitë tatimore”./ Monitor 



6 Comments

  1. F. Nietzsche deklaronte se “Ajo qe e mban larg njeriun nga pirja e helmit nuk eshte fakti se ai te vret, por se ka shije te hidhur…!”
    Kera monstra neokomuniste qe na kane rene per pjese po trumbetojne se “helmi paska shije te embel”….,

  2. Nje gje nuk kuptoj ketu ne keto tabela !

    TVSH do te thote Tatimi mbi Vleren e SHtuar !
    Pra tatohet fitimi dhe jo xhiro vjetroe. ( ky eshte gabimi qe behet ne keto tabela )

    Nes mos gaboj ne rastin e mesiperm do te duhej te tatohej “fitimi para taxe” ( 3 600 000 – shpenzimet totale ) = 969.000
    pra TVSH qe ja merr shteti eshte 20% i 969000= -118800
    plus TVSh e rembursushme nga shpenzimet +82000 = 29800
    Pra e gjithe diferenca ne vlere monetare qe peson biznesi ( humbet nga fitimi i tij nga viti 2017 ) eshte 29800 dhe jo 518 000 sa thote Lapsi..

    Pra thjeshte the qarte… keto lloj tabelash dhe llogaritjesh nuk ma mbushin mendjen . Eshte e vertete qe Biznesi i vogel humb dicka ne fitimin e tij ,, por jo gati 60% te fitimit te tij… kjo eshte absurde.

    Dhe rasti i mesiperm eshte nje rast i vecante ( prshembull servis makinash) ku raporti xhiro/shpenzime eshte i madh sepse vlera e mallrave te blere eshte e ulet ..

    Po te ishte dyqan fruta perimesh shpenzimet do te ishin me te medha se do te kishim vleren e mallit te blere shume me te madh se ne rastin e mesiperm.. dhe keshtu qe ‘fitimi i humbur ‘ si pasoje e TVSHs do te ishte akoma dhe me i vogel..

  3. Me pelq shume kjo llogaritja e ktij cunit me lart, se qeka OPTIMIST
    Edhe ne kohen e enverit ishim optimista me barkun bosh

    1. Ti ke ndonje mendim per ato llogaritjet e ‘atij cunit siper ‘ ???

      Apo kur vjen puna per ca llogari te thjeshta je me i trashe se gomari ?

      Pse ben propagande ‘opzitare’ dhe aty ku nuk ka vend per propagande ?

      Matematika nuk eshte politike.. ju tru shplaret e ketij portali mjafton tju nxjerrin disa tabela me numra dhe ‘ JA KU DOLEN FAKTET’…

    1. u karosen robt mduket mu
      ajde merre vesh kush e ka gabim ne kush e ka drejt
      ajde merre vesh se si me shku ne me pyt ben ahmetin
      ajde merre vesh care ka dash me thon ky qi e ka emrin me kryqa skic

      kjo pun do shifet kur kjo tvsh ja te funksjonoj mujin e par aty do ta shofi biznesi sa do i dhemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *