• |
ide | kryesore

Tentoi t’i hapte vendin, por mina shpërthen para kohe në minierën e Klosit, humb jetën 55-vjeçari

Lajme, Të fundit
miniere.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Klos, ku për pasojë një minator ka humbur jetën.

Sipas policisë, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë, duke mos i lënë kohë të largohet 55-vjeçari me iniciale P.M. dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.40, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



1 Comment

  1. Hajde gazetari , hajde ! ” tentoi t’i hapte vendin (kujt ? ) por mina shperthen para kohe (ciles kohe ? )” A e ke sadopak idene se si eshte (te pakten nga pamja e jashtme) eksplozivi qe perdoret ne miniera ? Mos ke pare shume filma me aksion e mendon se perdoren mina me sahat apo me telekomande ?

    Shpjegimet i merr nga policia, grupi hetimor vazhdon hetimet.

    Nuk e di o gazetar patatinash qe per aksidentet ne miniera ne fillim meret ekspertiza e RISHM-it ? Ata jane specialista, policia merr vesh nga minierat aq sa edhe ti o injorant.
    Po kjo miniera ne Klos, a ka nje emer ? Ku ndodhet poshte Bashkise se Klosit ?
    Thetri humb jeten duke u munduar te ushqeje femijet e ju nuk dini as te jepni lajmin. kur ndodh ndonje aksident rrugor na beni edhe biografine e te aksidentuarit e pastaj c’fare shkruajne ne FB te afermit e tij. Le me po qe puna per ndonje divorc apo shtatazani te ndonje kengetareje koti por qe ka vithe e gjoks te madh, aty jeni ne terenin tuaj dhe i qani nja dy-tre faqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *