• |
ide | kryesore

Vazhdon përleshja në Gaza, 700 palestinezë të plagosur

Planet

Në Rripin e Gazës vazhdojnë përplasjet mes protestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite.


700 palestinezë kanë mbetur të plagosur, ndërsa një person nga humbur jetën. Ata janë qëlluar nga ushtria izraelite me gaz lotsjellës dhe armë zjarri.


Mes personave të plagosur në përleshje ka edhe disa gazetarë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor. Janë mijëra personat e mbledhur në barrierën ndarëse.

‘Të ashtuquajturat demonstrime nuk janë gjë tjetër veçse një tentativë e Hamas për të terrorizuar Izraelin’.-ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricus, që pranon që protestat janë të ‘mbështetura nga Iran’.

Pranë Khan Yunis, në jug të Vendit, manifestuesit kanë djegur foton e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe të princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, që i konsiderojnë ‘Mik të Izraelit’.

Data zyrtare e fundit të protestave është fiksuar për 15 maj, që për Palestinezët korrespondon në ditën e “Nakba” (“katastrofës”), ku kujtohen më shumë se 700 mijë të vrarët dhe të dëbuarit e luftës së 1948, që sanksionuan krijimin e Shtetit Hebraik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu