• |
ide | kryesore

‘140 kokrra vezë do ia rrasim në lule të ballit Edi Ramës’, shkodranët presin Ramën me protestë

Lajme, Të fundit

Ashtu siç ishte parashikuar, bizneset e vogla në Shkodër janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për skemën e TVSH-së. Siç u njoftua edhe ditë më parë, në mbështetje të biznesit, ka dalë hapur edhe Partia Demokratike.

Bizneset e vogla janë shprehur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Dje PD-së e Shkodrës u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës në mbështetje të bizneseve dhe kundër qeverisë Rama, pasi sipas tyre po varfëron shqiptarët. Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të ishte i pranishëm në Shkodër, ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihej edhe biznesi. Por siç duket vizita nuk do të bëhet.

Ndërkohë, deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa tha se me to do të qëllonte kryeministrin Rama.

“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja” – thotë shkodrani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu