• |
ide | kryesore

Assad provokon Perëndimin, telefonon Iranin: Sulmet na forcojnë

Planet, Të fundit



 Bashar Al Assad ka reaguar për herë të parë pas sulmeve me raketa nga SHBA, Britania dhe Franca.  Në njoftimin zyrtar të qeverisë siriane, thuhet se këto sulme e bëjnë më të vendosur për të luftuar dhe shkatërruar terrorizmin në vend.

Në komentet e bëra gjatë një telefonate me Presidentin iranian Hassan Rouhani, Assad tha: “Ky agresion do të rrisë vendosmërinë e Sirisë dhe të popullit sirian që të vazhdojë të luftojë dhe të shtypë terrorizmin në çdo pëllëmbë të vendit”.

Nga ana tjetër, Presidenti Rouhani rikonfirmoi mbështjen e Iranit për Sirinë, tha Presidenca siriane.

Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad akuzohet nga vendet Perëndimore se po mbështet terrorizmin në vend dhe sulmon me bomba kimike popullsinë e tij civile. Një sulm i tillë ndodhi javën e kaluar, duke lënë të vdekur edhe fëmijë.

Kjo ka qenë arsyeja që SHBA, Franca dhe Britania sulmuan me raketa bazat e armëve kimike në Siri. Ofensivën ajrore e dënoi Rusia, e cila e konsideron vend aleat Sirinë./klan



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *