• |
ide | kryesore

Digjen gjatë natës 3 makina në Vlorë, policia në kërkim të autorëve

Lajme, Të fundit



Tre automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë, ndërkohë që zjarret dyshohet të jenë të qëllimshme. Siç raporton edhe policia e qytetit bregdetar, njëri nga automjetet është djegur në fshatin Bishan dhe 2 të tjerë në lagjen ‘1 maji’.

Informacion paraprak
Më datë 14.04.2018, rreth orës 00:40 në fshatin Bishan, Vlorë, është djegur plotësisht mjeti tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit K.T., banues në Kafaraj, Fier.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

-Më datë 14.04.2018, rreth orës 02:00, në lagjen “1 Maji”, janë djegur mjetet tip ‘Benz’, dhe ‘BMW’, në pronësi të shtetasit E.A..

Dyshohet se zjarrëvenia është e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *