• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Kastriot Gjuzi nuk ishte vetëm kur vrau Majollarin, policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

Lajme, Të fundit



Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga vrasja e Marjo Majollarit, Policia e Tiranës është ende në kërkim të autorit të dyshuar, Kastriot Gjuzi.

Sipas GSh.al menjëherë pas vrasjes policia ka kryer kontrolle në disa banesa në kryeqytet ku dyshohej se fshihej Gjuzi, por këto kontrolle nuk kanë dhënë rezultat.

Po ashtu për autoritetet mbetet ende mister personi që bashkëpunoi me Gjuzin në këtë vrasje, pasi policia është e bindur se autori nuk ishte vetëm në momentin e krimit të rëndë.

Grupi hetimor në bazë të informacioneve të grumbulluara në rruge operative ka përpiluar një listë me emrat e personave të dyshuar si bashkëpunëtore.

Ata janë të afërm, miq dhe persona të lidhur me Kastriot Gjuzin, të shpallur në kërkim si autor i vrasjes. Këta persona po verifikohen nga policia për të parë nëse janë të implikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *