• |
ide | kryesore

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



“Ankaraja ka gati 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq nga Shqipëria, por vendi yne i ka refuzuar ne heshtje këto kërkesa”.

E thotë këtë analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Java” në RTSH. Vangjeli tha se nga informacionet e tij janë rreth 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq me banim në Shqipëri paraqitur nga Ankaraja që i akuzon ata si mbështetës të klarikut Guilen. “Shqipëria i ka refuzuar në heshtje këto kërkesa” – tha Vangjeli.

Ndërsa analisti Preç Zogaj tha se Erdogan mbetet në konflikt me Shqipërinë dhe Kosovën për këtë çështje.

“Kam përshtypjen se Presidenti i një vendi mik si Turqia, zoti Erdogan, është në keqkuptim të me dy kryeqytetet politike të shqiptarëve, me Tiranën dhe PrishtinënKërcënimet e tij kundër kryeministrit Haradinaj ishin të papranueshme. Besoj se në Tiranë i tundin kokën për oportunizëm, por Tirana nuk do të ekstradojë asnjë gylenist jashtë sintonisë me partnerët tanë perëndimorë, SHBA dhe vendet e BE-së”, – nënvizoi Zogaj.



2 Comments

  1. dirigjimi i shqiperis dhe kosoves nga ish pushtusi,eshte nje Ri-krime ne populline dhe suveranitetin e shtetit-ve.
    kjo eshte nje epizod e esat pashes ne shqiperi.
    usa dhe evropa nuk debojn turqne turqi ne azile ne shtetet e tyre.
    nese shqiperia debon turq ku ju rrezikohet jeta,shkel dhe dhunon konventat derkombetare te drejtave te njeriut.
    ps dehors de gouvernment de albanie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *