• |
ide | kryesore

Nuk pushtohet Surreli me trëndafila

1, Ide



Gurë dhe hunj mbi traun e koncesionarit në rrugën e kombit. Qepena të mbyllur në tregjet e pakicës. Miell në parlament mbi kokat e qeveritarëve. Tentativa për të protestuar para shtëpisë private të Ramës.
Prej disa ditësh opozita po qëndron me flakandan në dorë për t’i fryrë ç‘do konflikti të mundshëm. Disa kanë filluar t’a quajnë të dhunshme, disa pesimistë të pashpresë dhe disa të tjerë të mjerë, që mëton të pengojë reformën në drejtësi.

Por, pavarësisht nga arsyet për të cilat po e bën, pavarësisht sa të ndershme dhe të besueshme janë qëllimet e saj, një gjë duhet pranuar: tensionimi i stituatës është një ngjarje pët t’u duartrokitur.
Ajo që na mëson historia jonë e këtij çerek shekulli, është sa e thjeshtë aq edhe e qartë: kur qeverisjet kanë tendencën për të degraduar në rregjime, ato nuk përballohen dot vetëm me mjete demokratike. Po të hedhim sytë pas, ky pohim rrezulton gjithnjë i vërtetë.

Sali Berisha arriti t’a fitojë pushtetin në mars të vitit ’92 vetëm pasi ndoqi politikën e zhytjes së vendit në kaos, vetëm pas nxitjes së grevave të përgjithshme dhe në fund, pas grushtit vrastar që i dha qeverisë së përbashkët të stabilitetit. Nëse ish lideri i atëhershëm i demokratëve do të kishte zbatuar lojën demokratike dhe do të kishte respektuar verdiktin e zgjedhjeve të 1991, komunistët do të kishin qëndruar se paku edhe 3 vite në pushtet.

Si për ironi të fatit, loja e historisë i ktheu reston Berishës. Ai udhëhoqi fillimisht si një despot, burgosi opozitarë e gazetarë, vodhi zgjdhjet, lejoi ngritjen e piramidave dhe me anë të tyre fitoi garën lokale të tetorit ’96, që u konsiderua e vlefshme nga komuniteti europian.
Duhej që, disa muaj më pas, shqiptarët t’i vinin flakën vendit për të rrëzuar me çmimin e tmershëm të mbi 2 mijë të vrarëve, një tentativë për të ringjallur diktaturën. Sado e dhimshme dhe cinike të duket ’97-a nuk e ktheu mbrapa, por e shpuri përpara vendin.

Po e njëjta taktikë u zgjodh edhe nga opozita socialiste për të rrëzuar Berishën e dytë. Provokimi i 21 janarit, shkopat, gurët, bombat molotov patën një qëllim të caktuar: të nxirrnin fytyrën e vërtetë të një qeverisjeje që po degradonte në autoritarizëm.

Pa e provokuar rëndë, ne nuk do të arrinim të bindeshim kurrë për profilin e njeriut që urdhëroi vrasjet në bulevard.

Kjo gjë është e vlefshme edhe për Edi Ramën sot. Nëse nuk do ishte mbajtur nën trysni dhe presion ai do të vazhdonte të propogandonte një Shqipëri ku nuk mbillej hashash, ku nuk uleshin avionë droge. Pa këtë trysni ai do të vazhdonte të pikturonte një parlament ku nuk ishin zgjedhur kriminelë, megjithëse policia nuk i ndalonte dot deputetët e shoqëruar me trafikantë, apo një arenë biznesi ku gjithçka lulëzonte dhe nuk ishte kapur nga klientët e tij oligarkë.

Frymëzimi i tensionit aktual, thyerja e traut që nxjerr të vërtetat e koncesionit, mbyllja e qepenave që tregon se përse po varrosen tregtarët e vegjël, demonstrimi në Surrel që flet më shumë se gjithçka për arsyet pse po betonohet Tirana, duken në pamje të parë si akte “vandale”.

Shumëkush edhe e ka akuzuar opozitën për to. Por në fakt, pavarësisht nga motivet dhe qëllimet, ajo duhet përgëzuar. Sepse ajo po na ofron njësoj si në ’91, njësoj si në ’97, njësoj si në 2011, pasqyrën e dhimbshme ku duhet parë regjimi që po instalohet. Dhe historia jonë e afërt na ka treguar se, ne si popull, kemi nevojë për shkundje të forta, për të kuptuar që gjendemi në prag të katastrofës.
©Lapsi.al



13 Comments

  1. Neser Rama mund te vije me manall ne dore lakuriq ne zyre dhe Ne e votojme perseri.Rama te pakten nuk vret,por mashtrimin e ka profesionist.Revolucionin e bejne masat,Partite e vjedhim shtetin.Ti bertet/Ai shkaterron/Rama dhe Basha fiton.

  2. Ke plotesisht te drejte kur i fryne zjarrit,madje edhe ndersen vandalert e shkatrruesit te kallin e shkatrrojne Shqiperine sepse per gazetare e opinioniste te llojit tend ne nje Shqiperi normale dhe europiane nuk ka buke.Ti,Shkullaku dhe kasta e gazetareve mercenare ne nje shtet demokratik e normal ku mbizotron ligji dhe normat demokratike nuk do te kete as buke se lere privilegji e pagesa e kompenzime te majme.Vete permbajtja e shkrimit tregon preferencen tende.Nje perplasje,madje me permasa te pergjakshme qe tejkalojne miellin me plumba e eksploziv,ku derdhet gjaku rreke si ne vitin 1997 ,ajo ju konvenon kastes tende,llumit tend te kazanit mediatik,sepse normaliteti,paqja dhe demokracia europine per ju eshte mort.E mira eshte se shqiptaret ju kane lexuar tashme dhe klithjet tuaja jane pordhe magari dhe asgje tjeter.

  3. Po ti morenxites i dhunes perse nuk shkon ta marrish Surrelin por ndersen njerezit nga bordellat e kafenet e Tiranes ku bene kokrren e qejfit te pushtojne e shkatrrojne vendin e tyre.E din ti se Kuksi njesoj si Surreli eshte i Shqiperise e jo i rusise se te ishte i Rusise ti do ta mbroje.DIje o faqezi se pushtetin kurre nuk mund ta merr kush me dhune e forcema,vetem me vote.Te kujtohet kur pasi muar kryeministrine e TVSH_ne Berishes ju deshte te terhiqet me bisht nen kembe.PO ku ke mbane ti pergjegjesi per shkrimet tua sepse per keto qe shkruan ne vende normale shkohet ne burg.

  4. Ore injorant ,pse nuk shkon ti ta pushtosh Surrelin?Pse ore bythe.ire ndersen njerezit ne dhune ?MOs ndiz zjarre ne shtepine tende ore idiot.

  5. Për komentuesit rilindas:
    Njoh një socialist të vjetër që bashkë me vëllanë të dy me shkollim të mirë që ka pak muaj që janë papunë, por meazallah se e shajnë rilindjen, pra si ajo gruaja e Beratit që kërkonte vetëm pushtetine ps pa nuk kishte nevojë për ujë dhe drita.
    Ndërsa ju këlyshët që paguheni për të gënjyer, sharë dhe pisllëqe të tjera jeni ato të 21 Janarit dhe sot merrni shpërblimin qesharak që edvin droga ua servir për të lehur dhe mbajtur atë në pushtet sikur edhe bar të hanë shqiptarët.
    Idiotë të pandreqshëm.

  6. Ah more Andi te kam pasur qejf qe i vogel,qe kur t’i fshija bythkat ne Paris! Gjyshi jot ndjese paste me deshte dhe me besonte shume! Por kurre nuk mendova qe do te beheshe nje prostitute mediatike! Nganjehere mendoj se po te le truri! Mbaje veten djale,nip nga Vlora dhe djale shkadroni! C’do gje ka nje limit thote ylli dhe per ty dhe per Lubon! Te fala nga ..Vicidoli!

    1. Analistet si Bushati pat shkruar njehere Sali Berisha jane si meshkujt pa koqe,si rralle here ketu doktorri i Vicidollit e ka goditur cakun.Bushati,Zheji,Lubonja,Shkullaku e disa tjere jane si ciganet nomad,te pa strehe ,pra i bjen si meshkujt pa koqe.Keta lehin ne favor te secilit qe u hedhe ndonje kocke.Nuk kane dinjitet as parime kene hap disa portale e blogje dhe kushdo qe i paguan i zbatojne urdherat e padronit i turren pales tjeter .NUk thot kot populli qeni ku hane aty lehe.Jane si thua ti Saleh prostituta mediatike dhe gjithemone bythkat u rrine te lagura.

      1. Ju rilindasit i kujtoni gjithë të tjerët si veten: flasin se paguhen, por nuk janë të gjithë militantë që edhe pa u paguar e mbroni deri në krim bindjen tuaj të mbrapshtë, ndryshe nga qytetarët e paangazhuar që kanë lirinë të shprehin mendimet e tyre pa qenë të frikësuar si puna juaj.

  7. per te gjithe RILINDASIT analiste te pa anshem jane IMER GELBAZA,SKENDER MINXHOZI,LORENC VANGJELI ,BEDRI ISLAMI, CARLO BOLINO ,ADRIATIK THANA e hale te tjere si keto

  8. Spastrimi amerikano – gjerman qe po i behet korrupsionit ,paaftesise dhe militantizmit politik ne sistemin e drejtesise me ane te vettingut (ONM) ,duket se i ka coroditur nje pjese te opozites dhe analisto-opinionisto-gjithollogeve qe i sherbejne shqupit. Me sa duket po merr fund epoka e shfrytezimit te shqiptareve te ndershem nga nje pseudoelite e pjerdhur qe nuk arriti te behej elite e vlefshme dhe udheheqese per ndryshim drejt europianizimit .

  9. xhon turqit dhe shqupi jane elemente te te njejtit qelbesirellek.Kadare tek.
    ” ku i ke rrenjet parti” thote qe kur te ngrene nga varret dhe te rivarrosin te renet atehere merr fund.Kjo ndodhi.por heronjte e pastajme ishin rrugace,hajdute,bandite me plot kuptimin e fjales.Lerini pordhet elokuente ,ku vemi ..Bushat oh sa kollaj te shajme dhe te themi ..fajin e ka babi qe nuk beri para apo nuk me beri te bukur….as shkolle nuk ka ,baba shkon me gruan e djalit,motra shkon me vellain,ku vemi apo hajde bej artikull dhe vemi ne plazh.Aty e keni,ca ke mbjelle ate do te korresh.Vrere eshte pak te nxjerresh.

  10. Do ta besoja vërtetë që Edi Rama ka merakun e madh që të ndërtojë shtetin ligjor demokratik në Shqipëri, nëse ashtu siç bëri me Lazaratin, të luftonte mafien e drogës në gjithë Shqipërinë, ashtu siç u detyrua nga opozita të largonte deputetë e kryebashkiake me të kaluar kriminale, që vetë i kishte përzgjedhur.
    Do ta besoja që këtë kryeministër e ha meraku për fukarallëkun që i solli “Saliu” këtij populli (siç përsërit ai me dhjetra herë në ditë), nëse do të mbante premtimin që sëpaku gjysmën e 300 mijë shqiptarëve të papunë që do ti punësonte, sot të ishin punësuar. Do ta besoja se e ha meraku i popullit, nëse me paratë e taksave të shumta do të kishte përmirësuar shërbimet publike, do të kishte investuar në ndertimin e veprave publike. Nëse në këto 5 vjet qeverisje të tij, pagat e pensionet të ishin rritur sëpaku me 10%. Nëse nga Shqipëria më së fundi të ndalonte fluksi i emigracionit nga ngritja e nivelit ekonomik e përmirësimi i normave demokratike të qeverisjes. Nëse shtetin ligjor do ta konsideronte si një bashkëqeverisje demokratike të institucioneve të pamvarura të shtetit. Nëse me “popullin” do të komunikonte në mënyre të kulturuar europiane e jo me gjuhë të shthurur banale të rrugës. Nëse do t’ju binte kokës e ti kërkonte drejtësisë që të ndëshkonte e të fuste në burg, hajdutët e milionave të eurove, e jo ca shqiptarë të mjerë që nuk kanë mundësi as të ushqejnë fëmijte e as të paguajnë energjinë elektrike.
    Do të krenoheshin shqiptarët se kanë bërë një zgjedhje të drejtë, duke e zgjedhur ate si kryeministër, nëse ai si një politikan serioz do të shquhej edhe në mardhëniet jashtë Shqipërisë duke e përfaqesuar ate, si model i liderit politik me moral e paraqitje normale e jo si një sharllatan me veshje jashtë normave të protokolleve shteterore, apo me deklarata të një artisti tekanjoz mediokër e jo të një burri shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *