• |
ide | kryesore

Rama sot do të jetë në Shkodër, opozita e pret duke organizuar protesta kundër tij

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër ku opozita do ta presë me protesta.

Rama mësohet se do të qëndrojë në kryeqendrën e veriut për një sërë takimesh mes të cilave edhe një diskutim me përfaqësues të biznesit të vogël që preken nga skema e re e TVSH-së. Po sot PD ka paralajmëruar protesta por nuk përkojnë me axhendën e qeverisë.

Tubimi i parë filloi në orën 09.30 minuta në sheshin “Nënë Tereza” reagimin e saj kundër taksave të shtuara të qeverisë dhe diskriminit që kjo e fundit po i bën veriut të vendit.

Protesta në sheshin “Nënë Tereza” megjithatë nuk do të jetë një model i mosbindjes civile, pasi selia blu ka porositur strukturat e saj që çdo gjë të jetë paqësore.

Nga ora 10- 11 deputetët e PD-së do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël që është ftuar të protestojë duke ulur qepenat nën shembullin e protestës së të martës.



2 Comments

  1. @@@@ Rama MESOHET se do të qëndrojë në kryeqendrën e veriut @@@@@

    Qe kur perdorin fjalen ‘ MESOHET’ .. merret vesh qe eshte thashethem dhe jo nje gje zyrtare nga kryeministria.

    ju doli huq se as qe ka pasur ndonje plan per te shkuar ne shkoder.

  2. o Une e more rrogen per sot. boll u lodhe me komente, ne ka bythe ai BQ jot le te shkoje ne Shkoder dhe do ta shohesh sa burre eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *