• |
ide | kryesore

Trump reagon pas sulmeve në Siri: Bombardimet ishin të përkryera

Planet, Të fundit



Pas bombardimeve në Siri ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donlad Trump. Ai thotë se sulmet u kryen në ‘mënyrë të përkryer’ dhe se ‘misioni ka përfunduar’. Shënjestra e sulmeve me raketa nga SHBA, Britania dhe Franca ishin disa baza të armëve kimike të regjimit të Bashar Al Assad. Ky sulm vjen pak ditë pasi Assad përdori armët kimike në qytetin Duma, duke lënë të vdekur disa persona. Ndërhyrjen perëndimore deri më tani e ka dënuar Kina, Rusia dhe Irani. Putin ka kërcënuar se do të hakmerret nëse goditen forcat ruse që janë në Siri. 

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *