Lëvizja Socialiste për Integrim nis procesin e riorganizimit tërësor të partisë dhe ky proces nis nga Skrapari, sipas nënkryetarit të saj Luan Rama.
Ky riorganizim vjen pas largimit të mjaft të këshilltarëve të LSI-së në këshillat bashkiake në rrethe, por ‘revanshi politik nuk i tremb dot qytetarët e Skraparit”, shprehet Rama.
Ai ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Skrapar, kur pak kohë më parë dy këshilltarë të saj në bashkinë e Çorovodës u renditën me Partinë Socialiste.
“Në Skrapar LSI është e do të jetë gjithmonë forcë e parë, referencë krenarie për LSI-në. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së”, u shpreh Luan Rama.
Ai foli dhe për protestat qytetare, që sipas tij janë institucion në demokraci dhe LSI mbështet çdo protestë të tillë.
Parti hajdutetesh!!S’ben aspak perjashtim…
Ka Burra
ka burra grash
Ka burra muti
Ne pergjithesi ne politike
Jane keta te fundit.