• |
ide | kryesore

Albi Nako flet mbi raportin që ka me balerinën e Klanit (Foto)

Paparazzi, Slider



Lajmi i cili ka qarkulluar në media ditët e fundit pas disa fotove që ngjallën shumë dyshimë ishte se koreografi dhe balerini i njohur Albi Nako është në një lidhje me Alba Hoxhën e cila është pjesë e trupës së Albit.

Nga disa fotot të publikuara në rrjetet sociale dukej qartë se ata të dy ndodheshin në të njëjtat vende në Europë dhe si rrjedhojë po udhëtonin së bashku. Por pas bujës që u bë në media ka ardhur edhe reagimi i Albit. Ai në një prononcim për Class ka shpjeguar  detajet ku është shprehur se:

“Ne jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha!”- ka përfunduar koreografi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *