• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Sherr mes Sarrit dhe Biglias pas ndeshjes Milan-Napoli

F1, Sport



Nuk ka qenë një fund i qetë në “San Siro”, pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Banti, që sinjalizoi fundin e sfidës Milan – Napoli të mbyllur 0-0.

Një grup futbollistësh vendas shkuan te stoli i Napolit ku ishte ndezur një debat i ashpër mes Maurizio Sarrit, trajnerit të Napolit dhe Lucas Biglia, mesfushori i Milan.

Në këtë debat u përfshinë e Andre Silva, Jorginho, Coulibaly dhe Kessie. Trajneri italian nuk e pëlqeu sjelljen e Biglia ndaj Insigne dhe i tha: “Mos u merr me të”, (duke treguar gjatësinë e Insigne), “por merru me mua”.

Argjentinasi iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Në fushë gjithçka u la “në ajër”, por në dhomat e zhveshjes, Sarri ka shkuar të takojë Biglia-n dhe të dy dolën së bashku nga stadiumi duke biseduar qetësisht dhe u ndanë me një përqafim.

“Doja t’i shpjegoja një koncept, por në fillim ai nuk më kuptoi,” – sqaroi Sarri për gazetarët.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/l2/l2nd.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *