• |
ide | kryesore

Drini Zeqo: I penduar për një lidhje dashurie

Paparazzi, Slider



Lidhjet e tij  nuk janë bërë publike, ndarjet apo historitë e reja të dashurisë. I ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në ABC News, gazetari ka rrëfyer se është penduar që i ka dhënë fund një lidhjeje të tij kohë më parë.

Dy moderatoret Aulona dhe Fatma i kanë kërkuar të tregojë një nga pengjet e tij më të mëdha dhe Drini është përgjigjur kështu:

“Jam penduar për një histori dashurie, të mbyllur nga unë. Sot nuk kam më asnjë kontakt me të, asnjë gjë. Do më pëlqente të kisha një histori solide në jetën time.”

Por Drini ka pranuar gjithashtu se momentalisht është duke dalë me dikë dhe ndihet i lumtur për gjithçka po jeton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *