• |
ide | kryesore

“Nëse me arrestimin e Llallës hapen negociatat, atëherë me prangosjen e Ramës hyjmë në BE”

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar lajmet për arrestimin e mundshëm të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke thënë se nëse me arrestimin e këtij të fundit hapen negociatat, atëherë kur të arrestohet Rama do të anëtarësohemi në BE.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë.

POSTIMI I PLOTë: 
Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!



3 Comments

  1. Ku ta gjejme te arrestohet nje Llalle apo nje lloj tjeter produkti te dyshimte! Do te fillonte efekti domino, dmth une tregoj se cfare ke bere ti, i cili u shty perkohesisht me Tahirin.
    Nese sot e ka radhen Llalla, neser do ta kete DETYRIMISHT TAHIRI, ndaj edhe Manjan, ke te drejte!
    Te mjeret komunistet e rilindjes qe besojne se do te kapen vetem keta ” te Sales”!!

  2. titull i saktë.
    tani e gjithe ps-a dhe shefi edi rama kane plotsuar te gjitha kushtet,per thesat e zi ne koka,dhe direkcion vija guantenamo cuba….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *