• |
ide | kryesore

Rriten tensionet/ SHBA pranë një bombardimi tjetër në Siri

Planet, Të fundit



Tensionet në Siri sa vijnë dhe rriten edhe më shumë, pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca raportohet të jenë gati për të ndërmarrë një sulm të ri ndaj regjimit të Bashar al Assadit.

Ka qenë presidenti Donald Trump ai që ka paralajmëruar një sulm të ri duke theksuar se jemi gati për të goditur sërish bazat ku prodhohen armë kimike.

Sipas Trump kjo do të vijë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë por ka fajësuar rebelët.

Bashar Al Asad u përball të shtunën në mëngjes me sulme nga ajri që kishin si objektiv disa zona ku ishin përqendruar laboratorët e prodhimit të armëve kimike.

Analistët e çështjeve të sigurisë kanë deklaruar se vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Rusia u shpreh kritike dhe akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

“SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Franca u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare” – u shpreh ambasadori rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *