• |
ide | kryesore

Sherr me armë në Tiranë, 32-vjeçari qëlloi drejt dy personave

Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Plicia sqaron se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë për shtetasin E.D., 32 vjeç, pasi rreth orës 05:00, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Fiat Punto” ku ndodheshin shtetasit K.M., 23 vjeç dhe L.M., 34 vjeç, pa asnje pasoje.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit janë konfliktuar në një lokal për motive të dobëta, e shtetasi E.D., i ka ndjekur me makinë dhe dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të mjetit”, sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *