• |
ide | kryesore

Deputeti zbulon strategjinë e protestave: Edi Rama të mos jetë i qetë në asnjë vend…

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demorkatike, Edi Paloka paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë. Qëllimi do të jetë një, sipas Palokës, që kryeministri i vendit të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo që të shkojë.

Paloka u shpreh se kudo që Edi Rama të shkojë, do të ketë opozitën dhe qytetarët aty.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojnë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë.  Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme.

Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh”, – u shpreh Edi Paloka në studion e Report Tv.



1 Comment

  1. Haha me 1 fjale keta kane mare votat per te ndjekur Ramen.ska gje tjeter te perfaqesojne ne parlamenr? Mjere ku ndodhet e djathta.ishalla ndjek edhe Ari keta.jij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *