• |
ide | kryesore

Makina në lëvizje përfshihet nga flakët në Cërrik, shpëton shoferi

Lajme



Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Cërrik.

Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjyralë rreth orës 18:30. Makina me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme matriale ku makina është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Njoftimi i policisë: 
Rreth orës 18:30 në Cërrik, në fshatin Gjyralë automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme matriale ku automjeti është djegur plotësisht.
Ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake,si,dhe nga deklarimet e drejtuesit te automjetit dyshohet se shkaku paraprak është shkëndijë elektrike.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *