• |
ide | kryesore

Negociatat, Brukseli i kërkon Ramës ‘peshq të mëdhenj’

Kryesore, Lajme



Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian kushtëzohet e ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi, me theks të veçantë procesin e vettingut, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Sa i përket korrupsionit, Komisioni Europian vlerëson se është bërë pak përparim, duke thënë se numri i të dënuarve në radhët e zyrtarëve është i ulët.

“Numri i të dënuarve mes zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm u rrit në krahasim me periudhat e mëparshme. Ndëshkimi i korrupsionit në rangun e zyrtarëve të lartë ndodhi përgjithësisht në sistemin e drejtësisë, megjithatë, numri i të dënuarve mbetet mjaft i ulët. Korrupsioni mbetet prevalues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”, thuhet në raport.

Mes këtyre rreshtave arrin të lexohet qartë se njësoj si ambasadori amerikan, Donald Lu, edhe Brukseli kërkon zyrtarisht arrestimin dhe ndëshkimin e ‘peshqve të mëdhenj’. Deri më tani në fillimet e zbatimit të reformës në drejtësi janë goditur disa zyrtarë të nivelit të mesëm. Kujtojmë Dashamir Xhikën dhe Andi Tomën, ish-drejtorët e ARRSH-së. Por mungojnë ministra e ish-ministra, për të cilët ka pasur akuza nga opozita dhe në media.

“Rezultatet e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”, thotë raporti i Komisionit.

Mes 37 faqeve të raportit vlerësohet si zhvillim pozitiv dorëheqja e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve, në radhët e të cilëve edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.  Përsa i përket luftës kundër kanabisit, vlerësohet se gjatë vitit 2017 ka patur progres, por duhen ende përpjekje për të çmontuar grupet kriminale, ndëshkimin krerëve të këtyre grupeve dhe pastrimin e parave. Ndonëse rekomandimi është pozitiv për hapjen e negociatave, ka shumë pikëpyetje nëse ky raport është portretë i vërtetë për Shqipërinë, apo thjesht burokratët e BE-së kanë mbyllur një sy e një vesh në një përpjekje për të inkurajuar klasën tonë politike në drejtimin e duhur?

Nëse ndalesh vetëm një moment tek lufta kundër drogës, ndonëse janë zvogëluar sipërfaqet me kanabis, është e pakuptimtë të shënohet si sukses kur s’kemi ende shefat e policisë pas prangave. Është fjala për shefat e lidhur me grupin e Habilajve. Le më pastaj ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u mbrojt politikisht nga mazhoranca në Kuvend. Po të shtosh këtu edhe Klement Balilin, si dhe 614 kg kokainë të kapura në Durrës, për të cilat nuk dihet se kush i solli në vendin tonë, panorama në realitet është krejt ndryshe nga ajo që thuhet në raport. Zyrtarisht raporti do t’i dorëzohet nesër kryeministrit Edi Rama nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johanes Hahn. 

©LAPSI.al 



11 Comments

  1. Kjo zhurme per “hapje negociatash” per anetaresim ne BE(kush e di se kur, pasi Turqia ka 12 vjet me negociata te hapura), eshte krejt groteske! Shume zhurme per asgje sepse kjo qe sot quhet Bashkimi Europian, vetem Bashkim nuk ka brenda! Vendet e lindjes as i pyesin fare keta Mogherinet and Co.Mogherineve, Falkenshtajneve, Hahneve , etj i ka mbetur vetem Rama qe ti japin urdhera. Edhe me optimisti e sheh ne se ka sado pak realizem se kjo BE nuk e zgjat shume, eshte nje ndertese ne prag-shembje. Dhe dihet qe ne nje ndertese qe eshte ne prag-shembje, te zgjuarit dalin jashte saj kurse budallenjte futen brenda…

  2. Te isha une, e kisha shit’ direkt Tahirin…
    (Po prape, po te isha une bythe e breke me Tahirin….. ne dileme do isha)

  3. Çka kishte qenë interesante meta ta arrestoj moniken.
    rama ta arrestoje ruçin.
    bushati ta arrestoj ballen.
    Luli ramen.
    Salihu xhafajn.
    e pastaj dera hapur per ne unionin europen.

  4. Nxirreni shqiperine ne shitje dhe shpresoni ta blej dikush qe do jete me i mire, se i keqi nuk po na ndahet.
    Mos harroni thenien tone zgjidh te keqen me te vogel ku mundesia te zgjedhesh te miren me te vogel nuk ekziston. Jemi lidhur me te keqen.
    Kur kjo gjindje te filloj te peshtyj njeri tjetrin ne fytyre dhe jo token atehere them se dicka po behet mire.

  5. Ka lind me fat Rama,gjithe keto klithje e ulurima te autoparalnteve politik e mediatik te PD-se e LSI-se,tymnaje e flake,intriga e akuza brenda dhe neper selite e shteteve te perendimit dhe nuk dhane asnje efekt,gati sa mizat ne bythe te luanit.Gjithe ata qe prisnin mosdhenjen e drites jeshile per bisedimet per ta paraqitur si fundin e qeverisjes dhe deshtimin kardinal te Ramas tash fillojnte te minizojne kete akt:Vertete opozite me plidere,politikaj e gazetare e opinioniste qesharak qe meritojne vetem perqmim e injorim.Shqiptareve dhe atyre qe punuan e kontribuan per kete shkalle shume te rendesishme drejte integrimit ne BE urime nga zemra.Ju kukuvajkave te opozites ju deshiroj kthjellim dhe reflektim,mos qani se shqiptare jeni edhe ju o te mjere.Ndoshta herdo kur do arrini edhe ju te fitoni zgjedhjet jeta eshte e gjate.

  6. Me te drejte po i shkelqen fytyra nga gezimi Rames dhe secilit qe e ka atdheun dhe popullin e tij para interesit te pushtetit.Bashes ,BerishesKryemadhi e ,Priftit ,me bushata,shkullaka, zheja pra atyre te ambicjes se semuar per pushtet u rekomndaj te qetsohen dhe te ballafaqohen me realitetin,Ta kuptojne se shumica dermuese e shqiptareve dhe nderkombetareve nuk e shikojne realitetin shqiptar me syzet e tyre,te mjegulluar nga smira e urrejtja.

  7. Bravo Rama ! Je vertete i papare.Qyrrat e opozites te pelcasin.SI thone qejte te lehin ,karavani shkon perpara.

  8. Brukseli i paska kerkuar gjene e duhur Rames.Tahiri nuk bene pjese tek peshqit e medhej ai eshte tashme ne rrjeten e drejtesise e mbane a e leshon ,mvaret nga provat dhe faktwet.Pershqit e medhenje kemi thene te gjithe se jane vetem kater ne Shqiperi :Berisha,Meta, Rama dhe Basha.Tani nga Rama jane kerkuar te dorezoje peshqit e medhej .Realisht i bjen te dorezoje Berishen,Meten dhe Bashen per te cilet ka aq shume prova pe krime dhe korrupcion duke filluar nga keqperdorimi i pushtetit e deri tek vrasjet e njerezeve te pafajshem sa edhe shqiptaret me nje ze kerkojne nga Rama si vete Brukseli te beje ate qe i takon te perballen me drejtesin tre peshqit e medhej te krimit dhe korrupcionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *