• |
ide | kryesore

Pas LSI-së edhe PD ‘shet’ Adriatik Llallën: S’e mbrojmë punën e tij, s’çoi në burg asnjë zyrtar

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i akuzuar nga SHBA si i korruptuar, ndërsa u shpall non-grata nga DASH për këto akuza.

I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.

“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk ccoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë puën e Llallës”, u shpreh Paloka i cili akuzoi kryeprokuroren aktuale Arta Marku si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, për të cilët PD kërkon lirinë.



4 Comments

  1. Ka qene si mufke ,por me krimb bredaKa qene tere karieres si prokuror i pergjitheshem me zerin e ngjirur,, qe nuk e linte te tregonte profesionalizmine detyren qe kishte, na ka lene mullarin e pa drejtesise ne zyren qe kishte. Mire qe ky qe na hiku, por kjo e reja me duket se qenka kone e qeverise deri me tani. Lume per ne c;drejtesi, prokurori qe kemi.

  2. Po ai qe ne fytyre por lere kur flet, duke debil. I keni per prokuroret e botes. Po ne nje vend ku 80% jane fshatare ky duket me normal.

  3. Ka një abuzim të dukshëm në fjalët se PD po e “shet” tani Adriatik Llallën.
    PDe ka kritikuar edhe më parë prokurorin e përgjithshëm Llalla, se pse nuk ka nisur hetmin për denoncime flagrante ne ngjarjet e bujëshme të kesaj qeverie. Le të kujtojmë qëndrimin e mefshtë të z.Llalla, në çështjen Doshi.
    Po ashtu mefshtësi pat treguar Llalla edhe në hetimin e ministrit Tahiri, kur para se të vinin njoftimet nga antimafia italiane, ishte SHISH që e kishte informuar për përzjerjen e disa krerëve të policisë, me fenomenin e kanabisit.
    Nuk e di a do të dalin ndonjëhere të vërtetat e prapaskenave politike mbrenda shqiptare e ndërkombëtare, por kam përshtypjen se z.Lalla ka qenë nën një presion të madh e deri i kërcënuar për familjen e tij, që u tregua aq i “mefshtë”. Është në natyren njerëzore dyzimi midis parimeve të drejtësisë, e dashurisë për njerëzit më të afërt e më të dashur të familjes. Njihen me qindra raste ne letërsi e kinematografi, që personazhe të njohur publikë , për hir të dashurisë për fëmijte e familjen e kërcënuar, kanë bërë lëshime të parimeve morale.
    Më shumë se për “mefshtësine” e Llallës, do ta kritikoja ate që nuk pati burrërinë që i ndodhur para presioneve kërcënuese, të kishte dhënë dorëheqjen si kryeprokuror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *