• |
ide | kryesore

Shembja e teatrit/ Aktorët sulmojnë Hervin Çulin: Ka lëpirë 4 vjet e do lëpijë sërish 

Lajme, Të fundit



Aktorët Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi u shprehën sot sërish kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku Ndrenika thekson se ky projekt fsheh ‘hajdutllëk dhe kusari’, ndërsa Derhemi sulmon Hervin Çulin, drejtorin e rizgjedhur të Teatrit.

“Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari,” – u shpreh Ndrenika.

Derhemi akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli se i ka mbyllur derën e Teatrit Kombëtar për të mos lënë aktorët dhe qytetarët të hyjnë. Ai e quan Hervin Çulin ‘lëpirës’.

“Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin,” – u shpreh Derhemi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *