• |
ide | kryesore

Tatimet: Kujdes nga gjobat, deklaroni të ardhurat deri në 30 prill

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar edhe njëherë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj residentë që marrin të ardhura më shumë se 2 milionë lekë të reja në vit se afati i dorëzimit të deklaratës personale të të ardhurave po përfundon. Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat gjithkush i cili përfiton, pagë, honorare, ndarje dividenti, përfitim nga interesa bankare, shitje prone, apo të ardhuar nga aktivitete jashtë vendit duhet të deklarojë deri më 30 prill shumën e saktë të parave që ka përfituar gjatë një viti (Janar dhjetor 2017). Mundësia e vetme e dorëzimit të kësaj deklarate bëhet në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, jo më vonë se data 30 prill e vitit 2018. Për plotësim të parregullt ose mosdorëzim të saj aplikohen gjoba të konsiderueshme.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *