• |
ide | kryesore

Të fiksuar pas bixhozit, në vitin 2016 shqiptarët shpenzuan 120 milion euro në lojërat e fatit

Lajme, Të fundit
bixhoz.png



Sipas autoritetit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 20 kompani, të lojërave të fatit, që nga kazinotë, bastet sportive dhe kazinotë elektronike.

Të dhënat nga bilancet zyrtare të dërguara në qendrën kombëtare të regjistrimit tregojnë se në vitin 2016, shqiptarët shpenzuan 15.5 miliardë lekë ose mbi 120 milionë euro duke luajtur bixhoz. Kjo do të thotë se aktiviteti i kumarit zë aktualisht mbi 1 për qind të prodhimit kombëtar.

Kjo është vetëm xhiroja e deklaruar nga kompanitë e lojërave të fatit. Disa vlerësime konfidenciale të kryera nga Ministria e Financave dhe administrata tatimore kanë dalë në përfundimin se industria e kumarit në Shqipëri mund të jetë të paktën dy herë më e madhe nga sa tregojnë shifrat zyrtare. Sipas vlerësimeve, një pjesë e madhe e aktivitetit të bixhozit është informal.

 



1 Comment

  1. bente mire ai merhumi qe i QR ketij mileti pabuks………mire i tha rita lati behar meres , edhe pa brek ne byth do dhe picke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *