• |
ide | kryesore

Artur Zheji: Ornela Vorpsi, kubistja që po kërcen pjeshkëjashtë për Edi Ramën

Të fundit



Daljet publike në televizione të artistet Ornela Vorpsi, që kanë shkaktuar shumë debate dhe shpesh kanë skandalizuar shumëkënd me shprehjen “Edi Rama ishte piktori që magjepste Parisin”, kanë shtyrë edhe Artur Zhejin, ish mikun e ngushtë të kryeministrit aktual dhe njohësin e mirë të Ornelës, të reagojë. Ai ka parë pas ekspozitës së artistes në mjediset e kryeministrisë dhe deklaratave të saj bombastike për Ramën, një operacion të pastër marketingu. Ndaj ai ka vendosur ta denoncojë atë në median 360 gradë. Ja çfarë shkruan:   

“Ornela, nuk është kthyer në Shqipëri për të ringjallur dashurinë e saj të vjetër, përshkruar si nëpër telenovela, por dukshëm për gjëra shumë më konkrete… aspak platonike, shumë tokësore dhe lëndore.

Ka ardhur në Shqipëri si artiste apo si një kubiste e qeverisë, Ornela? (Kubistet janë vajza që kërcejnë pothuajse pjeshkëjashtë, mbi ca kuba të ndriçuar, duke u mbajtur në ca tuba, me të cilat fërkohen provokueshëm…)

E njoh Ornelën e viteve ’80- ’90, në planin personal, por nuk kam ndërmend ta komentoj, të paktën për ca kohë…

Di edhe shumë detaje që ajo nuk thotë, në lidhje me Ramën, asokohe i martuar me Matilda Makoçin, por nuk është rasti të lëndojmë askënd.

Pas 30 vitesh, duhet me pa e me dëgjuar: Komedinë e re, “Vorpsi- Rama”, për me harru kuksianët në burg, zhvatjen e ministrave të korruptuar të kësaj qeverisjeje dhe me restauru imazhin e shkalafitur të kryeministrit në krizë popullariteti”.

Lexo më tej historinë e plotë:

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Rrëfimi i Ornela Vorpsit: U dashurova me Ramën, ishte një mrekulli e vërtetë në Paris

Dashuria e Ornela Vorpsit për Edi Ramën. I del në mbrojtje ish gruaja Delina Fico



9 Comments

  1. O Tur po ne e shohim te gjithe ate….
    Nuk ke bere ndonje zbulim!
    Po hap syte se do te ta qendise Merua tani hahhahahahhahh

  2. Une jam dakord me Ornelen kur thote se Vini magjepsi Parisin.Si mund ta haje njeriu nje kusi makarona me nje pirun,ata akoma vrasin mendjen.

  3. Sot degjova se shkrimtarja paska thene qe nuk flas me motren time. Cfare njeriu mund te jete kjo qe nuk flet. Vetem nese kane pas te njejtin dashnor ne kohe te ndryshme. Kujtojme se i ati eshte martuar dy here

  4. Artur Zheji keshtu e paska kjo bote mediatike ketu tek ne dikur juve po ju drejtohem ne numurin shumes se valle tani sikur po flet dicka mire ,po a e m,ban mend kur i thurje -lavde–Edvin -Kristaq-Rames-dikur dhe shaje BERISHEN ku nuk lepive dot nga Ramau ktheve kunder si–Mero-LESHI-BAZE-edhe -Vorpsi–ka ardhur me nje mision–ti thuri lavde-kryeministrit drogaxhi se ndoshta i ka dhene dicka per te lepire ,madje do dhe te na mallengjeje se na e paska dashur kryeministrin qe te gjithe ta lexojne intervisten e saj

  5. E ema Vorpsit duhet te zbardhi vrasjen e Arjan Hoxhes, ish portier i ekipit te Partizanit. Ai u vra tek fusha e aviacionit. Ne Tirane ne ate kohe flitej se ishte e dashura e Fecor Shehut

  6. Zheji cthote kumari, po kunati i lsi mire ja kalon ne burg, se nuk e ke hallin e kuksianeve po te kunatit tek drejtoria e rrugeve u tret i shkreti dy muaj brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *