• |
ide | kryesore

Aktorët e teatrit kundër Hervin Çulit,’Servil dhe për 4 vjet’

Paparazzi, Slider



Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar vazhdon ende.

Aktorët e këtij institucioni janë mbledhur sot në ambjentet e jashtme të Teatrit për të kundërshtuar vendimin për prishjen.

Ndër ta ishte edhe “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika, i cili u shpreh se në këtë projekt vjen era hajdutllëk.

“Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari,” – tha Ndrenika.
Nga ana tjetër, Arben Derhemi ka kundërshtuar projektin dhe është shprehur kundër kryetarit “të rinovuar” të Teatrit, Hervin Çuli.

“Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin,”, – u shpreh Derhemi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *