• |
ide | kryesore

Brukseli tha “po”, por nuk ka vend për festë

1, Ide



Rekomandimi pozitiv që Komisioni Europian ka bërë për të hapur negociatat me Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë. Ai përbën një hap më tutje në përparimin prej breshke që vendi ynë po tenton drejt anëtarësimit përfundimtar në BE.

Por, pavarësisht raportit që u paraqit dhe rekomandimit që iu mbivu atij si qershia mbi tortë, duhet thënë me gojën plot se nuk ka vend as për eufori dhe as për triumfalizëm.

Dhe kjo për disa arsye.

Së pari sepse sot nuk është vendosur në asnjë mënyrë për fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Brukselit. Sot zyrtarët tanë kanë marrë në duar vetëm një “letër të bardhë”, e cila, që të ketë vlerë, duhet të kapërcejë edhe një fazë tjetër. Miratimin nga të 27 vendet anëtare, një e nga një. Qoftë edhe njëri prej këtyre shteteve po të mos i thotë po këtij rekomandimi të Komisionit Europian, apo të mos gjejë kohë ta shqyrtojë atë, vendimi do të shtyhet nga qershori për në fundin e këtij viti.

Së dyti, edhe në qoftëse gjithçka shkon mbroth, procesi është sërish pafundësisht i gjatë. Për këtë vlen vetëm një shembull. Vende aspirante për të aderuar në BE njësoj si ne, Serbia dhe Mali i Zi që tashmë e kanë kapërcyer hapjen e negociatave, kanë përparuar fare pak drejt qëllimit final. Kështu Mali i Zi që i ka filluar negocimet që në qershor 2012 ka mbyllur vetëm 3 nga 38 kapitujt që ka të shtruar për bisedime. Po ashtu edhe Serbia, që e cila i startoi në janar 2014 negociatat, nuk ka arritur të mbyllë përkohësisht më shumë sesa 2 kapituj. Pra me një llogari të thjeshtë, vendeve që janë nga gjashtë deri në katër vite para nesh, do t’i duhet edhe një dekadë të shohin dritën e tunelit nëse përparojnë me këto ritme. Me të njëjtin krahasim Shqipëria do të kishte mundësi të mbërrinte në finish shumë më vonë se viti 2025, që është vendosur si kufiri i paramenduar i pranimit të gjashtë vendeve të Ballkanit perendimor në BE (Serbia, Mali i ZI, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Bosnje Hercegovina).

Por, edhe po të besojmë më optimistët që predikojnë një pranim në grup të gjashtëshes në BE, apo të duam të ëndërrojmë bastin që ka vënë Edi Rama, se gjatë procesit ai do ta kalojë vëllain e tij armik, Aleksandar Vuçiç, përsëri perspektiva mbetet tejet flu. Sepse në politikat e BE ndaj Ballkanit Perëndimor asgjë nuk ështe ende e sigurtë.

Vërtet që pas shkurtit të vitit të kaluar, kur Brukseli shpalli dokumentin strategjik të titulluar: “Një perspektivë zgjerimi e besueshme dhe një impenjim i BE për Ballkanin perendimor”, u duk sikur gjërat do të vijonin për mirë. Vërtet bashkë me këtë dokument u instalua edhe filozofia e presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker se “Të investosh në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, do të thotë të investosh në sigurinë dhe të ardhmen e bashkimit tontë”.

Vërtet pas shkurtit të vitit të shkuar, ne kemi dëgjuar deklarata të shpeshta të Federika Mogherinit, të cilësuar nga mediat si avokatja e gjashtë vendeve tona, e cila këmbëngulte se “garancia më e mirë për Ballkanin Perëndimor është një perspektivë europiane”, por të gjitha këto bien fort ndesh edhe me një filozofi tjetër të kalcifikuar në shumë nga vendet anëtare.

Sipas saj, një BE me 33 anëtarë do të ishte shumë më jo unike dhe më e pakontrollueshme. Jo më larg se sot, presidenti francez Makron, nënvizoi me forcë se nuk mund të ketë “zgjerim” pa “thellim”, duke mbrojtur idenë se nuk mund të ketë pranime të vendeve të reja, pa reformuar më parë mënyrën aktuale të vendimarrjes së BE-së.

Lexo më tej:

Franca kundër zgjerimit të BE-së, Junker luan fort: Rikthehen luftrat në Ballkan!

Rekomandimi për hapjen e negociatave, vjen urimi i parë për Shqipërinë

Pikërisht për këto arsye, pavarësisht se lajmi i sotëm është një lajm pozitiv, ai nuk është asgjë më shumë sesa një pikë uji në oqean.

Shqiptarëve po u hapet sot një dritë jeshile që duhet të ishte ndezur që në periudhën e fundit të qeverisjes Berisha dhe që Rilindja premtoi se do ta arrinte në muajt e parë të qeverisjes së saj.

Pikërisht për këtë arsye dhe për shkak të luftës së brendëshme politike, ajo duket si një arritje e madhe. Por e vendosur në dinamikën e ngadaltë të përparimit të vendeve që janë para nesh dhe në perspektivën e largët të mbërritjes së objektivit final, 17 prilli i sotëm nuk përbën një datë të shënuar. Ndaj sot nuk ka vend për festë. Se ende kemi përpara, në rastin më të mirë, një dekadë plot të papritura. 

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Gjithsesi Bushat tani do te leshohen zagaret e merobazes dhe delirantet e endrifuges me lloj-lloj komentesh me nga 10-12 emra(ne fakt, vetem 1 apo 2 persona) mbi sukeesin imagjinar te njeriut qe pasi e rropi Tiranen me valixhe me parà per leje ndertimi, tani po rrjep gjithe Shqiperine, duke u justifikuar me faktin qe paraardhesi i tij(Berisha) na paskesh qene edhe me i keq se ky!!!!!!

  2. eh mer bushat, si je ti, rrufe fare … i ke gati artikujt me variantin a, b, c etj dhe fet e fet nxjerr ate qe te keshillojne frenget qe te gjitha priviligjetet ty ti kane rezervuar … fuks babi dhe fuks edhe i biri ….

  3. Framca me siguri qe do te jete kunder zgjerimit te BE. Kjo do te konfirmohet shpejt.
    Jo per faj te Rames, por as per merite te tij, Franca nuk ka sesi te jete pro zgjerimit te BE, sidomos tani qe Anglia doli dhe cakejte ruse po presin pas gardhit. Franca mund te pranoje Serbine e Mailn e Zi, por kurrsesi vendet qe mbesin.
    Matreveshja ENTENTE e 1907-es, midis Anglise, Rusise dhe fill pas ketyre dhe Frances, mesa duket ESHTE ENDE NE FUQI!!!

  4. kur u hoqen vizat me BE opozita ne cader thoshte mos se do ikin 1 milion shqipetare. kur hyme ne NATO opozita ne tubime thoshte se NATO eshte nate dhe ka shpenzime. tani qe morem rekomandim pozitiv per celje negociatave pozita e sotme dhe opozita e atehereshme kritikon per qendrime te opozites te cilat fare mire e di se i ka bere dhe vete. Kjo ndodh ne gjithe vendet e zhvilluara e jo tek ne. Ishalla hyjme per 1 vit ne Europe qe te shohim pak drite.

  5. Eshte e treta here qe jepet ky rekomandim . Asgje e re. Rama dhe sorosianet e brukselit e dine shume qarte qe hapja e negociatave nuk votohet ne qershor. Austri kunder, Franca kunder , Hollanda kunder e Gjermania skeptike. Franca foli hapur sot. Hollanda eshte e prere. Pikerisht sepse dihej kjo, u ra dakord mes Rames e Brukselit qe rekomandimi i perseritur te shitej si lajm i madh sot. Prandaj po shpenzohet gjithe zhurma e festa sot. Se nuk do kete asgje per te festuar atehere kur vendoset nese do hapen apo jo. Atehere nje lajm paralel fake news apo i sajuar do shpertheje ne qershor, qe te mbyse sa mundet lajmin e keq.

  6. Mire thoshte Napolepni(kur e pyeten se perse po kerkonte te zgjerohej ne Azi e Afrike) – EVROPA S’ESHTE VECSE NJE STROFKE URITHESH!

  7. Tahip, pavarsisht kursit politik te Frances, gjithmone sebofil e rusofil, ky shtet e ndonje tjeter nuk mund te pranojne kaq kollaj ne Be nje vend ku prej qeverisjes se ketyre nekomunisteve u larguan kaq shume vete sa gjysma e ketyre kerkuan azil ekonomik, politik, shkencor, sportiv, social, respirator, etj.
    Franca e Gjermania e Holanda nuk mund te pranojne nje vend partia qeverisese e te cilit nuk i heq imunitetin per hetim ministrit me te perfolur(dhe te dokumentuar e akuzuar publikisht) te 2013-2017es,
    Mund te vazhdojme me arsye por mjaftojne 2 qe keto bende te jene skeptike, por gjoja jane dakord parimsiht, por kane per ta shtyre ne infinit kete proces te shkrete

  8. Shqiperia e ka te garantuar hapjen e negocjatave, çfaredo perrallisin Tahipi, Namyti e lloj lloj penisesh demokrate me buze vaginale.

  9. O analist ,po me qadren cfare kishte raporti qe e permendte ???
    Me duket se po vjen momenti te rifuteni n qader qe tju marri seriozisht Evropi ,amerikoni dhe rama . Mjafton qe kemi vizat 3 mujore se na dalin per te palluar pi@@ francez + grek dhe pak hollandez .Pi@@i gjermon nuk eshte shume i lezetshem.

  10. Urime Bushat,sa te ka gezuar ky rekomandim?!Ani sa eshte “gezuar” Shkullaku se?!Tere kohen benit kukuvajken e Shqiperise,tani gjeni qime e spica.Ore i deshironi ju ardhmeri eurpiane Shqiperise apo e preferoni nje Shqiperi perplasjesh e thyerjesh?Jeni ju gazetare serioz qe i deshironi vendit dhe popullit paqe e mireqenje apo preferoni kronika avantrash dhe kronika te zeza me zjarre e gjak?Duket se ne nje stabilitet dhe normalitet ju mbeteni pa perfitime,

  11. shqiperia ne be gjat qevrisjes se ZAHOS NUMER 5,pasi te cof rama ne qevri do bije per dy periudha olsi rama ,pastaj gregori me nja 6 qevri,pastaj zaho me qevrin e 5 hyn ne evrop e cila perbehet nga rusia,ukraina,serbia,bellorusia,kazakistani etj.be e tashme nuk do te egzistoi.

    1. O ari , ti je komplet lider or rrote Kari. Mos u tut or mut se prej 28 vitesh eshte sistemi jot dhe kokeloqeve si ti.

  12. Europa nuk ka thene akoma po. Debati Juncker-Macron anonte nga PJO-ja. Vendimi nese do çelen negociatat merret ne qershor ose diku nga fundi i vitit.

  13. Brukseli tha “PO” per c’fare?
    Rekomandimit per hapjen e negociatave per anetaresim!
    Me fal o z. Bushati, di ndonje formulim me abstrakt e me absurd njekohesinjt se kjo fjali?
    Kjo BE e ky Bruksel rekomandoka hapjen e negociatave per atje ku vetem Bashkim nuk ka prej kohesh!
    Kujt ja tregojne keta kete rekomandim hapje negociatash, shqiptareve 100% europiane kur kane bere shtetas europiane me dokumenta e shtetesi lloj-lloj bythziu afrikan a talebani aziatik?
    Kjo qe vetquhet Bashkim Europian eshte vetem nje ushtri zyrtaresh medioker mjerane qe flasin me ca deklarata bajate qe askush nuk ja ve me veshin neper Europe. Ky pseudo-Bashkim shpejt do shkermoqet edhe si fasade, se si realitet ka kohe qe nuk ekziston me pervec ne ca surreter si Mogherini and Co. qe akoma flasin ne emer te tij.

  14. Shume zhurme per ASGJE! Sepse asgje nuk ka ndodhur, behet vetem propagande! Franca jo, Hollanda jo, Gjermani e Greku!!… Italia ku jam une po ju them qe per Ramen as e kane ne liste Salvini (qe e votoj une e shumica e shokve te mi bindshem) e disa te tjere. Po ju them se ka 5 vjet qe Rama eshte kryeminister dhe ka qene ketu ne Milano mbi 5 here as ja ka “fershellitur” Marroni (ish presidenti i Lombardise qe ishte diçka i “moderuar”) nuk e ka pritur as nje here si homolog qe jane dhe jo ta presi Fontana (presidenti aktual i Lombardise qe eshte pro Salvinian i terbuar). Pra edhe Italia aktuale sdo thote asgje te mire per Ramen sepse KURVA Rame ka “vjellur” vrere per Salvinin sikurse per Trump!.. Ciao!

  15. Ka një hipokrizi të dukëshme dipllomatike ne motivimin e këtij rekomandimi për hapjen e negociatave.
    Rekomandimi “përgëzon” këtë qeveri se ka bërë reforma të rëndësishme e suksesin më të madh cilëson “reformën në drejtësi”. Ndërkaq nga zonja Mogherini nuk u dëgjua asnjëhere që të drejtojë gishtin se kush i ka fajet që Shqipëria gjatë qeverisjes Rama, u kthye e tëra në një pplantacion të stërmadh të kultivimit të kanabisit e të trafikut rekord të tij në Europë. Fakti që Rama largoi nga detyra ministrin e tij të mbrendshëm Tahiri, që e quante si ministrin më të suksesshëm. Fakti që e gjithë kupola drejtuese e policisë shqiptare u zevëndësua që nga drejtori i saj i përgjithshëm, a mos do të thotë se kryeministri paskej qenë “i pafajshëm” ?
    Pikërisht kur prokuroria shqiptare u “trimërua” më së fundi e i kërkoi Kuvendit arrestimin e Tahirit, kryeprokurori i përgjithshëm Llalla u shpall “armik” e Rama emëroi në kundërshtim me Kushtetutën një kryeprokurore “të përkohshme” që u tregua e zellëshme të arrestojë vetëm persona të opozitës, sikur paskan qenë ata që kanabizuan Shqipërinë e kishin emëruar Tahirin e gjithë kupolën drejtuese të policisë.
    Në drejtësi, korrupsioni më i madh është kur ajo fsheh krimin dhe e mbron ate.
    Si Rama, ashtu edhe mazhoranca e deputetëve socialistë në pushtet por edhe kryeprokurorja e re e emëruar nga kryeministri, duket kjartazi se po bëjnë çmos që të pengojnë hetimin e Tahirit.
    Përse ?
    Po pompohet ministri i ri i mbrendshëm, Xhafaj, se është ai që po bën “mrekullira” në luftën kundër drogës e veçanërisht kanabisit.
    Ndërkaq ky ministër, vëllai i të cilit konsiderohet si një nga peshqit e mëdhej të mafies së drogës, paradite thotë se 613 kg e kokainës të ardhura nga Kolumbia u kapën në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, në mbremje e ndryshon deklaratën e thotë ato që ja imponon kryeministri, se kokaina u kap nga policia e prokuroria shqiptare pa ndihmën e askujt.
    Ambasadori Lu deklaroi se “peshku i madh” i mafies së drogës paskej qenë një trafikant nga Tropoja, që çuditërisht i shpëtoi policisë e si disa “peshq” të tjerë të mëdhej, policia si e Tahirit edhe Xhafës nuk po mundet ti kapë.
    Sot për sot, i vetmi “sukses” i madh i Vetingut, ështe se Shqipëria nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të lartë e as Këshill të lartë të drejtësisë.
    Çfardo të bëjë drejtësia e kapur nga Rama, nuk ka një institucion të lartë të drejtësisë që ta pengojë.
    Drejtësinë në Shqipëri po e bën vetëm Rama e ambasadori Lu, persona që janë vetë për tu hetuar.
    Do të kishin njëfarë shprese qytetarët shqiptarë, nëse rekomandimi për hapjen e negociatave, do të shoqeroheshte me kërkesën konkrete për hetimin e ndëshkimin e fajtorëve për kanabizimin e Shqipërise e mbushjes se parlamentit e bashkive me njerëz me të kaluar kriminale.
    Por të përgëzosh një qeveri se po e lufton krimin e korrupsionin që vetë e ka krijuar, është njëlloj sikur të përgëzosh një nga grupet e mëdha të mafies italiane, që nga frika janë stepur përkohësisht nga veprimtaritë e hapura kriminale e të quash kapon e mafies si “reformator”

  16. Normal qe nuk ka. Integrimi eshte levizje e paster gjeopolitike. Ballkani jete e mot ka qene vater konfliktesh. Me mire te na mbaje BE, sesa te na fale ke Rusia. Gjithsesi shume veshtire qe shtetet anetare te binden. Franca eshte kunder, aq me teper qe per shtete si Kroacia, apo vende te tjera te Europes Lindore, mendojne se jane gabuar me integrimin. Sot Europa po humbet qellimin, per se eshte krijuar, apo lehtesirat qe supozohej te kishte.
    Megjithate, pa bere vendin nga brenda nuk te ben europa nga jashte.

  17. Analizën më të mirë qeverisë shqiptare të narkotrafikut ja ka bërë raporti i DASH.
    Aty nuk flitet me sikure e me fantazira, por me fakte konkrete të kësaj keqqeverisje të zhytur në korrupsion.
    Nëse ky raport përputhet tërësisht me përceptimin publik dhe kritikat që ka bërë opozita, po i them Bushatit mos e kruaj më me opozitën e me SHBA se me SHBA nuk e kruan dot as BE e jo më komunistët lindorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *