• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së: Qeveria nuk ka asnjë meritë në hapjen e negociatave, vendim politik i BE

Lajme, Të fundit



Ndërkohë që kryetari i tij, Lulzim Basha ndodhet në Berlin ditën e sotme, deputeti i PD-së Aldo Bumçi, komentoi propozimin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili ka rekomanduar që bashkimi Evropian të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas Bumçit për një gjë të tillë nuk ka ndonjë meritë qeveria dhe politikani i djathtë theksoi se Shqipëria nuk ka bërë ndonjë progres për ta merituar çeljen e negociatave, por një gjë e tillë vjen si pasojë e një vendimi politik të Brukselit për ta rikthyer vëmendjen nga Ballkani Perëndimor.

“KE ka një qëndrim për hapjen e negociatave. Ne jemi pro si opozitë. Deri sa është pro hapjes, KE s’mund të bëjë një raport të zi. KE ka bërë një raport që i përputhet propozimit. Ne jemi pro hapjes, por a do të thotë kjo që Shqipëria ka bërë progres? Jo nuk ka bërë. Është një vendim politik, që vjen pasi BE kaloi një periudhë pauze, një krize të trefishtë, me refugjatët dhe partitë ekstreme. BE ishte detyruar që ta largonte vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Tashmë kemi një situatë shumë më të mirë në Evropë. Gjermania dhe Franca kanë qeveri me baza të gjëra, pro evropiane. Kriza ekonomike është tejkaluar. Kjo ka bërë që Evropa t’i rikthejë vëmendjen Ballkanit. Ky është një lajm i mirë, sepse sjell më shumë motivim, presion dhe kontroll. Është kulaçi dhe kërbaçi. BE i ka deklaruar një kalendar konkret për anëtarësim në 2025 Serbisë dhe Malit të Zi. Si thoni ju ti japësh Serbisë që bëri luftërat në Ballkan dhe mos t’i japësh asgjë Shqipërisë? Pra bëhet një propozim për çeljen e negociatave edhe për ne. Por kjo nuk është certifikatë që qeveria ka bërë punët e saj.” – u shpreh Bumçi gjatë intervistës në Report TV.

 



5 Comments

  1. waaaawwww foli me gomari i gomereve..

    QEVERIA NUK KA ASNJE MERITE PER MARJEN E STATUSIT…

    WAAAAWWWW ,, keta te lene pa fjale.

    kaq te trashe te jene ?
    Per kaq te trashe na marrin ?

  2. Sipas kesaj teorie te Bumcit edhe ne 2008 “shqiperia skishte asnje merite per futjen ne Nato, ishte vendim Politik per zgjerimin e Natos”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *