• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjendet nëndetësja për të cilën thuhet se u arratis Adolf Hitler

F1, Planet



U-3523 ishte një nga nëndetëset e tipit XXI të Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit. Ajo ishte një model i avancuar për kohën, por u vu në punë shumë vonë për të mundur të bënte kthesën e luftës përballë aleatëve. Ajo ishte programuar për udhëtime të gjata që mund të arrinin deri në Amerikën e Jugut.

U-3523 mendohej se u godit dhe fundos nga një sulm i britanikëve më 6 maj 1945, por për shkak të pamundësisë për të gjetur pjesë të saj kishte shtuar thashethemet se me të ishte arratisur vetë Adolf Hitleri kur u pa se po e humbiste luftën.

Tashmë ajo është gjetur 10 milje nga ujërat e Skagen në veri të Danimarkës, gati 9 milje më në perëndim të vendit ku bombarduesit britanikë raportuan fundosjen e saj.

Sturmabteilung commander Viktor Lutze drinks from a huge wine glass

Muzeu danez i luftës që gjeti nëndetësen thotë se nuk ka asnjë provë se ajo po transportonte nazistë në arrati apo plaçkë lufte. Gert Normann Andersen, drejtor i muzeut u shpreh: “Thashethemet se nëndetësja transportonte zyrtarë të lartë nazistë morën vlerë për shkak se ajo po largohej nga vendi kur lufta mendohej se po mbaronte. Por nëndetësja po shkonte në Norvegji dhe jo në Amerikën e Jugut me nazistë dhe me sende me vlerë”.

Shkak i thashethemeve është bërë një telegram i CIA-s i 3 tetorit 1955 nga një ish-ushtarak amerikan, Phillip Citroen që thoshte se Hitler po fshihej në Kolumbi dhe më vonë në Argjentinë. Ai kishte dërguar edhe një foto të bërë në vitin 1954 me një person që e thërrisnin si “Fyhrer”.

The CIA was sent this picture from South America

Edhe në një tjetër dokument të FBI-së më 21 shtator 1945 citon dëshmitarë që kanë parë Hitlerin të mbërrijë në Argjentinë me një nëndetëse, 2 javë pas rënies së Berlinit.

FBI/CIA documents

Dihet që shumë zyrtarë të lartë nazistë u arratisën në Amerikën e Jugut pas luftës, siç ishte edhe ideatori i holokaustit në kampion e Auschwitz, doktor Josef Mengele.

CIA documents

Gjithsesi zbulimi i fundit i U-3523 provon se nëndetësja nuk bëri asnjë udhëtim në Amerikën e Jugut dhe u fundos bashkë me 58 persona të ekuipazhit.

Andersen ka edhe një kopje të telegramit të nisur nga nëndetësja që daton 5 maj 1945 dhe që nuk përmend asnjë lloj ngarkese të rëndësishme apo pasagjerë të nivelit të lartë. Gjermania naziste e firmosi aktin e dorëzimit vetëm 2 ditë më pas, më 7 maj 1945.

Nëndetësja ndodhet 123 metra nën ujë duke e bërë të vështirë arritjen e saj.

Në mënyrë të pazakontë, pjesa e përparme e anijes qëndron e zhytur në rërë, ndërsa pjesa e prapme qëndron 20 metra mbi pjesën e poshtme.

U-3523

Gjermania Naziste ndërtoi 118 tipa të “XXI U-boats”, por për shkak të një cilësie të dobët të sistemit të kontrollit vetëm 4 prej tyre u bënë të gatshme për punë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm 2 prej tyre u hodhën në aksion, por asnjëra nuk mundi të fundosë ndonjë anije aleate. Modeli i tyre u kopjua më vonë nga Britania, SHBA, Franca dhe Bashkimi Sovjetik ndërsa frymëzuan edhe nëndetëset kineze. Vetëm njëra nga nëndetëset arriti të mbijetojë e cila mbahet tashmë në muzeun e Bremerhaven në Gjermani. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *