• |
ide | kryesore

Franca kundër zgjerimit të BE-së, Junker luan fort: Rikthehen luftrat në Ballkan!

Kryesore, Të fundit



Vendimi për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Europian ka krijuar përplasje në Parlamentit Europian, duke nxjerrë hapur Francën kundër zgjerimit. Për presidentit francez Emanuel Makron nuk duhet të ketë zgjerim me vende të tjera, ndërsa kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker ka folur për rrezikun e shpërthimit të një lufte në Ballkan, njësoj si në vitet 90.

“Nëse nuk hapim dyert për vendet e atij rajoni tragjik dhe të komplikuar, dhe nëse nuk i tregojmë një perspektivë europiane, do të shohim të rikthehen luftërat, njësoj si në 1990” tha kreu i Komisionit, Zhan Klod Junker në Parlamentin Europian.

“Unë nuk dua të shoh rikthimin e luftës në Ballkan, ndaj ne duhet të hapemi përkundrejt tyre”, u shpreh ai.

Por Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke folur në Strazburg këtë të martë, tha se ai beson që BE duhet të përmirësojë qeverisjen e brendshme, para se të hapet për anëtarë të rinj.

“A do të kemi 30, 32 (vende anëtare) brenda dy viteve? Me të njëjtat rregulla, kjo thjesht nuk është e mundur”, tha Makron.

Në fjalën që mbajti në Parlamentin Europian, presidenti francez Emanuel Makron tha se BE nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj, deri kur blloku me 28 vende të jetë më i integruar brenda vetes dhe të ketë kaluar një reformë të thellë.

Makron i tha ligjvënësve të BE se ai kërkon afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në projektin Europian, por nuk është kjo koha për t’i lejuar të bëhen pjesë e bashkimit.

Unë do të mbështes zgjerimin vetëm nëse më parë ka një reformë të thellë të Europës tonë” tha Malron duke shtuar.

“Nuk dua një Ballkan që sheh nga Turqia apo Rusia, por nuk dua as një Europë që kur funksionon me vështirësi me 28 vende sot, me 27 vende nesër, do të vendosë që ne të shpejtojmë, për të qenë nesër 30 apo 32 me të njëjtat rregulla”

Deklaratat u bënë para prezantimit të progres- raportit të Komisionit Europian, për negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarsim. Nëse qëndrimi i Francës nuk ndryshon, gjasat janë që për asnjë nga vendet aspirante të mos ketë përparim në procesin e integrimit.

Polonia, Italia dhe Austria janë mes vendeve që mbështesin hapjen e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, ku kohët e fundit ka një rritje të ndikimit rus dhe kinez./ Reuters, Përshtati në shqip Lapsi.al



7 Comments

  1. evropa shqiptareve ua lla mesazhin ,nje her i coptoj shkatrroj tani qe na shpartalloj me rrekomandime dhe ligje nje pranon dhe nje spranon kjo eshte tallje e hapur ,tashme skan me te drejte te fusin hundet ne ceshtjet shqiptare kombi shqiptare duhet te mesojne te ecin vet,le ti mbeshtetemi zotit dhe na mjafton

  2. e arsyshme se franca dhe gjithe i frigohen asimilimit te shqiptarve ne turq e ghysem turq,flas per masen dhe jo shqipetaret si une qe nuk pranojne asgje nga asnje pushtues turk,serbe e grek si shqiptaret e okupuar ne greqi.
    pra feja islame nuk deshirohet ne evrope,se ndeshen dy memtalitete e kultura zakone radikal differente ku qesin xixa.
    pra ky eshte barriera nr-1 per shqiptaret e asimiluar ne imponimet ottomane.
    ne realitet,jo vetem pse evroprs i bejne probleme e rrezik te madhe,por dhe vet identitetit,orgjines dhe historis shqiptare,si kemi qindra prova.
    psh:ne diten e bajramit musimanet ne tiran kane kerkuar te mbulohet shtatorja e skenderbeut vetem pse ka luftuar ottomanet.
    2.ne kosove ish ministri turk kerkoj te largihen termat dhe fjalet pushtusi osman ne librat shkollore.
    3.ndertime te xhamiave gjigande ne tiran dhe prishtine,porpos mijra xhamiave tjera qe ndertuan te ne.
    e njejta kenge behet per evropen,ku se pari merkojn azile urie buke,dhe me kalimin e kohes shkolla islame e xhamia dhe deri te imponimet e banorve te tyre ne turko-arabe.
    ne kantina shkillore mos te ket mish derri ,dhe deri ne ekstremizun ne atentate qe nuk mungojn ne france e evrope.
    pra shkurt dhe shqip.turqia kurre nuk pranohet ne evrop se i urrejne brutalisht evropianet mentalitete e logjika kultura te tyre.
    kerkimi ne i ternet.
    turquie n’entera jamais en europe.
    dhe kosova e shqiperia,nuk ju kendohet kenga e mire me fen turke.

  3. Europa duhet te integroje Shqipetaret kudo qe jane ne menyre qe te laje gjithe gjynahet qe ka per kete popull sa te vjeter dhe te vuajtur me shekuj.

  4. Kisha shpresuar kot – marreveshja e quajtur ENTENTE(antanta) e 1907-es, mea Rusise, Anglise dhe Frances nuk paska perfunduar!!!!!

  5. Negociatat kane nje zero te madhe garanti per hyrje ne B-E, kure turqia qe 15 vite apo me shume qe eshte ne negociata dhe pergjigjeja eshte.jamais la turquie en union europen.
    pra mos te shpresojm shume si dhelpra ne koqe te dashit,se nje cope e madhe mishi do bjene ne toke dhe do e hane dhelpra e uritur.

  6. Lexoj komentet dhe nuk u besoj syve. PLASNI PLASNI O NDYRSIRA O KRIMBAT DHE PISAT E VENDIT TIM. Ketu gjen kuptimin e plot dhe ajo shprehja CDO FIS E KA NJE PIS. Edhe vendi im per fat te keq ka PISAT e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *