Një kg e 144 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë është sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër në afërsi të territorit maqedonas.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/a i Kodit Penal” informon policia e Korçës