• |
ide | kryesore

Mbështetësit e Assad protestojnë në Londër: Ndalni bombardimet në Siri

Planet

Aktivistë të lëvizjes “Ndaloni luftën” dolën në sheshin para parlamentit në Londër, për të kërkuar që të ndalohen sulmet në Siri. Shumë prej tyre dolën në mbrojtje të presidentit Bashar al-Assad. Një protestuese tha se ai nuk vret civilë, për shkak se është doktor. Presidenti Assad është nën akuzë nga Perëndimi për sulmin me armë kimike ndaj civilëve në Douma, që la të paktën 75 persona të vdekur, mes tyre shumë gra dhe fëmijë. OKB raporton se regjimi i tij është përgjegjës për të paktën 30 sulme me armë kimike gjatë pesë viteve të fundit. Në Britani është ndezur një debat politik nëse vendi duhej të mbështeste sulmet në Siri. Laburistët e Jeremy Corbyn thonë se duhej marrë mbështetja e parlamentit. Madje një aleat i tij tha se sulmet e Perëndimit në Siri ishin një përpjekje për të zhdukur provat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu