• |
ide | kryesore

Mbetet në Kolumbi trupi i shqiptarit të vrarë në atentat në Bogota

Lajme, Të fundit



Eqerem Lagjaj, babai i Andreas, shqiptarit që mbeti i vrarë në Kolumbi pak ditë më parë, në një deklaratë për mediat thotë se trupi i të birit nuk është sjellë në Shqipëri dhe kërkon ndihmë nga shteti për ta varrosur në vendlindjen e tij.

“Nuk kam dijeni për aktivititin e djalit sic flitet në media. Djali ka pasur biznes që operonte në fushën e internetit. Andrean e kanë varrosur në Kolumbi, nuk e sollën trupin në Shqipëri. Pres që policia dhe prokuroria të më thonë dicka në lidhje me trupin. Djalin e kanë vrarë në Bogota, ishim me motorcikletë dhe një makinë”, tha ai.

Lajmin e dha pak dite me pare gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale, shkruante:

“Serish nje lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Ne Ameriken e Jugut nje tjeter shqiptar ka humbur jeten ne nje atentat. Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe kater atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare. Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *