• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm rus: Sulmi me armë kimike në Siri ishte i inskenuar

Planet



Ministri i Jashtëm irus, Sergei Lavrov deklaroi se  sulmi kimik i ndërmarrë Duma të Gutës Lindore në Siri ka qenë i “inskenuar”.

Lavrov ka bërë disa deklarata për BBC në lidhje me zhvillimet në rajon. Ai ka kundërshtuar pretendimet se vendi i tij ka kryer ndërhyrje (manipulime) në vendin ku është kryer sulmi kimik në Siri.

“Garantoj se Rusia nuk ka kryer ndërhyrje. Nuk mund të tregohem i vrazhdë me krerët e shteteve të tjera. Gjithashtu edhe ndaj presidentit të vendit tim nuk mund të jem i tillë, por ju përmendët liderët e Francës, Britanisë dhe SHBA-së. Nëse është e nevojshme që të flasim qartë, të gjitha provat që ata i referohen bazohen nëpër lajme dhe rrjetet e medias sociale”,- u shpreh Lavrov.

Më tej, Lavrov theksoi se forcat perëndimore duke përfshirë edhe Britaninë kanë mbyllur kanalet e komunikimit me Rusinë, ku për shkak të kësaj mangësie mes palëve, vendi i tij dhe perëndimi ndodhen në një situatë edhe më të keqe se nga ajo e Luftës së Ftohtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *