• |
ide | kryesore

Rama në TCH: Opozita nuk ndihmoi në hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria mori një provim të vështirë, me gjithë qëndrimin e opozitës, që sipas tij, përgjatë kësaj kohe nuk ka ndihmuar që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave.

“Do të ishte më serioze që “Shqipëria që flet në gjuhë të huaj” të ishte “një Shqipëri” dhe kur flasim me ata nga të cilët presim që të mbështesin Shqipërinë, të flasim si përfaqësues të të njëjtit popull, sepse socialistët dhe demokratët kanë të njëjtin mendim për këtë çështje”, – deklaroi Kryeministri në një intervistë të drejtpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në Top Channel.

Rama nuk flet për afatet e procesit të negociatave.

“Qëllimi i procesit është që të bëjmë Shqipërinë me institucione që mishërojnë vlerat e Europës që ne duam, pastaj anëtarësimi varet nga ne dhe nga Europa vetë. Macron dha një mesazh inkurajues, por kishte në thelb edhe për të thelluar reformat brenda vetë BE-së. Këto dy rrugë paralele një ditë do të kryqëzohen. Ajo që ka rëndësi është që statura e Shqipërisë në sytë e vendeve europiane ka ndryshuar”, shtoi ai.

Kryeministri thotë se një rol të madh në rekomandimin pozitiv të Komisionit ka luajtur reforma në drejtësi, sidomos vettingu.



3 Comments

  1. A i besoni ketij fare mashtruesime mendimet e argumentat qe i hedh mu si lope? Po shikojme perdite qe opozita kerkon e ka kerkuar qe shqiperia te pranohet ne raportin e asocimit, e kjo eshte edhe merite e asaj por nje miop politik si ky kryemashtrues zor se gjendet. te na thote per meritat qe paska qeveria, ne arritjen e kanabizimit te vendit, implikimi i policise, laboratoret e droges, vjedhjet shteterore, te pasurise kombetare, , koncesionet, oligarket, investimet, rritje e mirqenies, eksodi, krimi,,,,e le pastaj qe per drejtesine e kapur nga mafia e kuqe. Nese europa e do me keto shqiperine , bujrum, ja tek e ka sipas RAMES, por europa per mos te lene kete mafioz te beje lojra ruse, e serbe do ta kete nen kontroll ketete cmendur e qeverine e tij per statukuone e ballkanit, e jo per arritjet e zbythura te idiotit.

    1. Taxx me duket sikur ske jetuar qe nuk e di pyet delegaten e pd edhe zonjen Bregu qe ja u perplas ne fytyte ketyre tradhetare te vendit

  2. Ne ne fakt na ndihmoi kanabisi
    semafori eshte jeshil si ngjyra e
    Kanabisit
    Ore beni vete ju apo s’ kuptoni
    me cfare ushtrie u futem ne Nato me ato kushte do futemi ne Europe ne 2040.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *