• |
ide | kryesore

Shkodër/ Breshëri plumbash minimarketit gjatë natës

Lajme



Një minimarket në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, u qëllua me breshëri automatiku në natën mes të dielës dhe të hënës.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të minimarketit të 38-vjeçarit M.Selimi, banues në fshatin Mjedë.

Ngjarja është pikasur nga i zoti i martketit, i cili jeton aty pranë. Ai lajmëroi policinë.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Dyshohet se të shtënat mund të kenë qenë paralajmërim për 38-vjeçarin, ndërsa ky i fundit mohon të ketë pasur konflikte me njeri.

Aktualisht, nga ana e Policisë së Shkodrës po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *