• |
ide | kryesore

Akuza e fortë e Ramës: Gjermania jo skeptike, ka individë të lidhur ngushtë me PD, bëjnë fushatë kundër nesh

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini ndodhen në konferencën e përbashkët për median.

Ai u shpreh se Gjermania nuk është aspak vend skeptik, por se ka individë të caktuar që janë kundër zgjerimit. Po ashtu ai aludoi se këta individë janë të lidhur ngushtë me PD-në, dhe ushqehen rregullisht me propagandë.

Gjermania nuk është vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi është kampion  i projektit të Europës së bashkuar. Në Gjermani ka individë që janë skeptikë dhe ka forca që janë kundër zgjerimit. Ka individë që ne njohim të lidhur ngushtë me PD që ushqehen rregullisht nga propaganda për të cilën unë fola në fjalën hyrëse. Ashtu dhe sikundër ka ardhur dhe ka bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar. Ajo që është e rëndësishme është që ne të përballemi me argumentet. Se në këtë proces vlejnë argumente.” – tha Rama.



1 Comment

  1. Arguente 1-saje qorri, 2-kanabizimi, 3- kokainizmi, 3- krimi dhe lidhja e shtetit me krimin…… e kështu ka dhjetra argumente që edvini nuk do ti shohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *