Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami, të martën në darkë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë më të madhe opozitare në vend.
Imami u shpreh se marrëveshja Rama-Basha dëmtoi PD-në dhe mbi të gjitha, më e keqja, ka humbur besimin e njerëzve tek opozita në vend.
Ai tha se Lulzim Basha po e drejton shumë keq Partinë Demokratike, duke e akuzuar Bashën për vrasjen e shpresës tek shqiptarët, pasi sipas tij ata nuk ikin nga Shqipëria nga keqqeverisja, por nga mungesa e shpresës.
“Këto vite kanë qenë vite të një opozite të vështirë në raport me vitet e tjera. PD ka pasur vështirësi për ta transportuar mesazhin e saj themelor. Gjithashtu dhe inkoseguenca e kryetarit të partisë, në mënyrë të vazhdueshme, është një problem. Inkonseguenca e PD-së përballë qeverisë, mesa duket nuk krijon besimin e duhur tek njerëzit, çka domethënë që Basha nuk po e bën mirë detyrën e kryetarit”, – u shpreh më tej Imami.
“Qytetarët” shqiptarë demokratë, kanë shumë arsye që të mos i besojnë Arben Imamit, që krah për krah vullnetarëve të Enverit, u bë protaganist i revolucionit komunist të 97-tës.
Askush nuk i beson historise qesharake e tashmë bajate, se Basha e dëmtoi PD se bëri marveshje me Ramën.
Dëshira e Bashës dhe e gjithë opozitës e shprehur publikisht për tre muaj me rradhë në Çadrën e protestës, ishte dorheqja e kryeministrit Ramaë
Edhe qytetarët më naivë e kanë kuptuar se marëveshja Rama-Basha, nuk ishte dëshirë e këtij të fundit, por një ultimatum i dipllomacisë ndërkombëtare.
Le të na e thotë Imami se cila do të ishte alternativa e tij ndryshe nga Basha, në ato kushte.
Mos duhej që demokratët shqiptarë ti shpallnin luftë gjithë botës si çpat bërë Enver Hoxha ?
A mos mendohet se vërtet Shqipëria e qeverisur nga Rama, siç thuhet në raportin e Komisionit europian, paska bërë përparime të mëdha me reforma demokratike ?
E tha kjartë Junker.
Duhet që të nxitojmë për të integruar Ballkanin perëndimor, përpara se këtë ta bëjë Rusia.
Pse genjen o imam. Jo vetem qytetaret po edhe fshataret nuk i besojn me.