Një 40-vjeçar humbi para pak minutash jetën në Tiranë, pasi ra nga një lartësi ku ishte duke punuar, në një pallat në ndërtim.
Policia u njoftua për ndarjen nga jeta të 40-vjeçarit me inciale B.A. në ora 16:45. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Xhorxh Bush”.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.